Shkodran Metaj, e ardhmja te Ajaksi i Marko van Basteni
Talenti kosovar, Shkodran Metaj, mesfushori i FC Groningen në kampionatin maksimal holandez dhe lojtar i Kombëtares “portokalli” U-21 (1 gol në miqësoren kundër Danimarkës), ishte në qendër të vëmendjes të uebsajtit prestigjioz V-bal.nl. Paraqitjet e tij të deritanishme në nivel të lartë me Groningen (në ndeshjen e fundit dha dy asistë në fitoren 5-2 të skuadrës së tij) kanë befasuar ekspertët holandezë të futbollit që e lidhin të ardhmen e tij me një klub të madh, ku në fokus mbetet Ajaksi. Ish-klubi i legjendës Johan Krujf, katër herë kampion i Europës, do të drejtohet sezonin e ardhshëm nga një tjetër lojtar i madh, Marko van Basten.
Shkodran, këtë sezon keni bërë edhe debutimin tuaj në ekipin e parë. A jeni i kënaqur me paraqitjen tuaj?
Po, jam i kënaqur. Kam luajtur shumë ndeshje, por më duhet të punoj çdo ditë për t’u përmirësuar. Kam marrë shumë përkrahje nga trajneri im, por nuk kanë munguar edhe kritikat.
Ju keni luajtur për ekipet e moshave të “portokallinjve” te U-16, U-17 dhe U-21, megjithatë nuk keni luajtur kurrë në një turne të madh. Pse ndodh kjo?
Te Kombëtarja U-17 lojtarët e tjerë ishin më të zhvilluar se mua, për më tepër që atje luaja jo në pozicionin që luaja të klubi im. Mungova në Kampionatin Botëror U-17, që u zhvillua në Peru, pasi isha operuar në gju. Kur u ktheva në fushë vazhdova me idenë që të bëhesha një futbollist profesionist.
Debutuat me FC Groningen në shtator të vitit 2007 kudër Ajaksit në transfertë ku me dy topa të bukur me kokë. Si e përjetuat atë ditë? E dinit më përpara se do të luanit?
Po. Një javë më parë Frederik Stenman u dëmtua. Unë kisha luajtur gjatë ndeshjeve stërvitore si mbrojtës i majtë. E parandieja se do të luaja kundër Ajaksit. Bëra një ndeshje luanësh me të rinjtë e FC Groningen dhe trajneri më besoi. Dy ditë përpara ndeshjes unë e dija se do të luaja kundër Ajaksit. Dita e ndeshjes u kompletua në mënyrë të bukur.
Ajaksi mori fillimisht nga Groningen Luis Suarezin, më pas Lindgren për të vazhduar me Bruno Silvën. Të gjithë janë lojtarë të shkëlqyer dhe janë rritur të Groningen. E prisni edhe ju këtë fat, të luani me një nga top-klubet e Holandës?
Po, Reali i Madridit, Barcelona dhe Arsenali blejnë futbollistë të Ajaksit. Ata janë të detyruar ta rinovojnë ekipin. Kështu është dhe do të jetë gjithmonë. Ne gjithashtu morëm Rover dhe Paull nga klubet e tjera të Eredviese.
Groningen për momentin ndodhet në vendin e katërt, me një pikë më pak se Fejenordi. Shpresoni ta mbyllni në vendin e tretë, apo më lart?
Përderisa top-klubet po lënë pikë rrugës, gjithçka është e mundur. Gjithsesi, është një pozicion i çuditshëm. Në kemi një ekip të ri, me potencial të madh.
Duka-Vokri, diskutime për të ardhmen në FIFA
Ditën e hënë mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare njëditore presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ai do të shoqërohet nga dy nënkryetarët e FFK-së. Ata do të priten në takime të veçanta nga zyrtarë të lartë të FSHF-së, përfshirë presidentin Armand Duka dhe zyrtarë të tjerë. Në këto takime do të diskutohet gjerësisht për strategjitë e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe FSHF-së në të ardhmen. Tema kryesore pa dyshim do të jetë plotësimi i kërkesave që do të plotësojë FFK-ja për t’u anëtarësuar së shpejti në FIFA dhe UEFA. FSHF-ja është caktuar nga këto organizma edhe si kujdestare për të ndihmuar në këtë proces. Afro dy javë më parë FFK-ja zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme, ku zgjodhi strukturat drejtuese, përfshirë edhe presidentin Vokrri. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar i drejtuesve më të lartë të FFK-së në Tiranë, pas zgjedhjes së tyre në krye të këtij organizmi.
Miqësorja, sheikët derdhin 70 mijë euro në FSHF
Të gjitha dyshimet e hedhura për dështimin e miqësores me Arabinë Saudite tashmë kanë rënë edhe zyrtarisht poshtë. Federata Arabe e Futbollit pagoi shumën prej 70 mijë eurosh të vendosur si kusht paraprak nga Federata Shqiptare për të udhëtuar drejt vendit të sheikëve më 21 mars 2008. Pas kësaj miqësoreje, e parë në drejtimin e Ari Hanit në nivel kombëtaresh (Shqipëria do të luajë me një përfaqësuese mikse, pasi nuk është datë e lirë nga FIFA), do të zhvillojë, më 26 mars 2008, në Tiraspol, takimin me Moldavinë (datë zyrtare). Më 27 maj do të jetë miqësorja e tretë, kësaj radhe me Poloninë, skuadër që merr pjesë në finalet e Kampionatit Europian 2008.
Basketbolli, marrëdhënie “diplomatike” Shqipëri-Kosovë
Presidenti i Federatës së Basketbollit Kosovar, Erold Beleku, i ka dërguar një letër falënderimi Federatës Shqiptare të basketbollit (FSHB) për njohjen zyrtare të FKB-së. Burime nga Federata thanë për ATSH-në se "FKB shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për FSHB-në me rastin e njohjes zyrtare dhe për bashkorganizimin e aktivitetit të parë sportiv pas shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës". Aktiviteti u zhvillua më 21 shkurt në Prishtinë mes skuadrave përfaqësuese të Kosovës dhe Shqipërisë për meshkuj dhe femra.
Java 22, ndeshjet dhe gjyqtaret
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 22
1 mars
TIRANA-PARTIZANI (18:00)
Gjyqtarë: Sopjani,
Doda-Rexha
DINAMO-SHKUMBINI
Gjyqtarë: Meta,
Mali-Mustafaraj
ELBASANI-BESËLIDHJA
Gjyqtarë: Latifi,
Maloku-Elezi
BESA-VLLAZNIA
Gjyqtarë: Dobi,
Mesi-Miho
SKËNDERBEU-KASTRIOTI
Gjyqtarë: Janku,
Koreshi-Salaj
FLAMURTARI-TEUTA
Gjyqtarë: Jareci,
Pjetrushi-Dervishi
* Ndeshjet fillojnë në orën 15:00
Java 21, ndeshjet dhe gjyqtaret
KATEGORIA E PARË, Java 21
Turbina - Erzeni (Masha)
Skrapari – Sopoti (Hakrama)
Dajti – Bilisht (Lulaj)
Bylis – Gramshi (Hoxha)
Apolonia – Ada (Pashaj)
Pogradeci – Laçi (Beqiri)
Burreli – Naftëtari (Balliu)
Lushnja – Tomori (Bogdani)
Tepelena – Luftëtari (Velçani)
29 Shkurt 2008