Tevez te Junajtid Siti per Torres
Merkato e çmendur
Me gjithë përgënjeshtrimet dhe garancitë e Roberto Mançinit, e ardhmja e Karlos Tevez është gjithnjë e më larg Mançester Sitit. Në fakt, sikurse bën të ditur “Daily Mail”, është Sër Aleks Ferguson ai që do ta rikthejë te Junajtid argjentinasin e frikshëm. Oferta është fareonike, pasi duhet të mundë konkurrencën e Çelsit të Abramoviçit dhe Ançelotit, që shikojnë si alternativë në vend të tij Edin Xhekon. Ndërsa sipas “News of the World”, Sitizensat e kanë gati alternativën për të zëvendësuar Tevezin: Janë hedhur në sulm për të marrë Tirresin nga Liverpuli ose për të sjellë në Premier League të talentuarin Funes Mori nga River Plate.