Sakrilegj te krahasosh Ronaldon me Mesin
Presidenti i Seviljes
Hoze Maria del Nido, presidenti i skuadrës spanjolle Sevilja, ka dhënë dje disa deklarata për mikrofonin e televizionit iberik “Cuatro”, ku, pak para sfidës me skuadrën e Zhoze Murinjos në stadiumin “Bernabeu”, ka komentuar duelin kokë më kokë në klasifikimin mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, i cili për shumëkënd do të përkthehej në Kristian Ronaldo kundër Lionel Mesi. Por padroni andaluzian ka diçka për të thënë edhe për duelin e fundit. “Është sakrilegj të krahasosh Kristiano Ronaldon me Lionel Mesin. Kristiano është një lojtar i mirë, ndërsa Mesi është futbollisti më i mirë në botë, më i madhi dhe jam i sigurt që do të bëhet më i madhi i të gjitha kohërave”.