E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina del nga rruga, vdes shoferi

Tepelene- Dalja e makines nga rruga ne aksin Tepelene-Gjirokaster i ka kushtuar jeten nje 20 vjecari. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne vendin e quajtur Fusha e Luzatit, Tepelene. Automjeti tip "Alfa Romeo", me targa AC 629 ZL, i cili drejtohej nga Sydrit Guma, eshte perplasur me borduren e lokalit te servisit "Denaj", i cili ndodhet ne ane te rruges nacionale ne fushen e Luzatit. "Si pasoje e perplasjes 20 vjecari Guma ka marre plage te renda ne koke", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pas ngjarjes i lenduari eshte transportuar menjehere per ne spital, per te marre ndihmen e pare mjekesore, por nuk ka arritur te mbijetoje. Sipas burimeve nga grupi hetimor, pas keqyrjes se vendit te ngjarjes, eshte arritur ne konkluzionin se shkaku i daljes nga rruga ishte shpejtesia tej normave te lejuara dhe lageshtia ne rruge, si pasoje e motit te keq.

B.K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›