Hysi: Do ta votojmë, por me amendamentet tona
05/03/2012 Konsensusi PD-PS, Gjykata Administrative sfida e radhës në Kuvend
Opozita do të punojë për integrimin dhe nuk do të pengojë proceset integruese
Gjykata Administrative është prova e fundit për pozicionet e dy forcave kryesore në Kuvend. Kështu do të jetë ky ligj, i cili do të mbyllë dhe debatin mes PD-PS për të ashtuquajturin konsensus për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament. Por nga ana e saj Partia Socialiste përmes përfaqësuesve të saj ka deklaruar se do të vijojë të respektojë paktin me PD-në dhe për një ligj të tillë.
Diskutimi
Do të jetë pikërisht data 12 mars kur Komisioni i Ligjeve do të nis shqyrtimin e ligjit të fundit në paketën e ligjeve me 3/5-at. Deputetja socialiste Vasilika Hysi bëri me dije se ligjvënësit e majtë ashtu si për pjesën dërrmuese të kodeve të kaluara me konsensus, kanë gati një paketë amendimesh në ligjin që qëndron në pritje të votës që prej 2009.
"Opozita do të punojë për integrimin dhe nuk do të pengojë proceset integruese. Lidhur me gjykatën administrative, diskutimet në komision fillojnë më datën 12 mars, por deputetët e opozitës kanë punuar intensivisht gjatë gjithë kësaj periudhe me këtë përkushtim, siç është punuar me Kodin Penal, Kodin Civil, Kodin Rrugor. Ne kemi qenë seriozë në përmbushjen e detyrimeve për të marrë statusin e vendit kandidat. Fakti që ne kemi kaluar të gjitha ligjet e dëshmon një gjë të tillë", - vuri në dukje Hysi sa i takon një çështje të tillë.
Konsensusi
Ndërkohë që duke iu referuar pikërisht gjuhës së bashkëpunimit mes dy forcave Hysi u ndal dhe në votimin e minutës së fundit të Kodit Penal, ku konfirmoi faktin se të majtët nuk heqin dorë nga neni për falsifikimin e statistikave që për pak rrezikoi marrëveshjen. Por do ta përfshijnë atë në një paketë të dytë ndërhyrjesh në këtë kod. Gjithashtu në qendër të vëmendjes së PS-së është dhe reforma zgjedhore. Ndalur në këtë pikë, deputetja e PS-së sqaroi se tashmë kjo forcë parlamentare është në pritje të asaj çfarë do të ofrojë kundërshtarja e saj politike, njëkohësisht është në pritje dhe të qëndrimit të saj mbi propozimet e PS-së. “Uroj dhe shpresoj që kjo të jetë shtyrja e fundit dhe komisioni të punojë në ritëm më të shpejtë, sepse koha po ikën dhe është e domosdoshme që reforma zgjedhore të përmbushet dhe këtu ne topin tani ia kemi lënë mazhorancës”, - u shpreh Hysi gjatë fjalës së saj.
Analiza e Ramës
Fokusi partitë e reja dhe incidenti me Topin në Lezhë
Kreu socialist Edi Rama thyen heshtjen duke dhënë opinionin e tij lidhur me mundësinë e krijimit të dy partive të reja në skenën politike: atë të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut. Në shkrimin e tij analitik të përjavshëm Rama prek për herë të parë një çështje të tillë. “Mund të thuhet qysh sot se një e djathtë që lind nga heshtja e gjatë e jo nga përpjekja e mundimshme djathtas apo që mbështjell kuqezi anakronizma nacionalë populistë e mllefe të vjetra vetjake është larg të qenët e djathtë evropiane”, thuhet në opinionin e tij. Njëkohësisht në këtë analizë kryetari i PS-së ndalet dhe në incidentin e dy marsit me presidentin, ku sipas tij koka e kreut të shtetit u pre atë ditë që Shqipëria të mos fliste para varrit të heroit kombëtar me gjuhën e unitetit kombëtar. “Shfaqje të turpshme, mungesë formale e shtetit, shtet i qesharakëzuar deri në dhimbje, si trup pa kokë, që foli me gojën e përçartur të një prijësi delirant. që pas vetes kishte vetëm partinë e tij”, - shkruan Rama.