E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngricat shkaktojnë dhjetra viktima në Evropë

Rënia e menjëhershme e temperaturave, e cila detyroi disa shtete të vinin në lëvizje ushtrinë dhe të shpërndajnë çadra strehimi në mënyrë urgjente, do të zgjasë deri të premten, thonë parashikuesit.

Të paktën 30 persona -  shumica të pastrehë – kanë humbur jetën në Ukrainë. Numri i të vdekurve në Poloni ka arritur në 21. “Associated Press” raporton se shumë prej tyre kanë vdekur nga monoksidi i karbonit që kanë marrë gjatë ngrohjes.

Po ashtu, “BBC” raporton të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Romani dhe pesë të tjerë në Bullgari. Raportet flasin po ashtu për viktima në Serbi, Lituani, Sllovaki, Bosnje dhe në Republikën Çeke./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-31 18:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›