E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet e AKKP-së së shpejti on-line

06/02/2009  Transparenca me qytetarët

KORÇE - Shumë shpejt dosjet e arshivës së zyrës rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Korçë do të jenë të pasqyruara edhe në faqen e internetit të Drejtorisë së përgjithshme të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë, së bashku me të dhënat përkatëse që përmban çdo dosje në veçanti. Me ndërmarrjen e këtij hapi, gjithkush do të ketë mundësinë të njihet me dosjen e tij, vetëm duke klikuar në faqen e internetit. Sipas saj, gjatë vitit 2008 u bë e mundur të kryhet inventarizimi i të gjitha dosjeve të arkivit që ka kjo zyrë, çka solli edhe mundësinë e hedhjes së tyre në faqen e internetit. Një hap i tillë do të rrisë ndjeshëm edhe transparencës e punës së kësaj zyre me qytetarët. Kjo zyrë gjatë 2008-s ka marrë 415 vendime për kthimin dhe kompensimin e pronave, por njëherazi brenda kësaj hapësire kohore u përpunuan dhe u plotësuan 134 dosje për kompensim monetar të ish-pronarëve. Fal punës së kryer, tashmë që nga fillimi i kësaj jave, ish-pronarët kanë filluar të tërheqin shumat e kompensimit. Ndërkohë janë depozituar 602 dosje, të cilat do të shqyrtohen gjatë vitit 2009.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›