E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihet me emigrantin, qëllon me çifte makinën

FIER- Ka ardhur me pushime pranë familjes por për pak sa nuk është vrarë nga një bashkëfshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë të rrethit të Fierit. Sipas policisë, shtetasi Miti Dhano, për motive të dobëta, është grindur me Eduart Gjinin, i cili kishte ditë që kishte ardhur te prindërit me pushime nga Greqia. Policia nuk jep shpjegime për grindjen e këtij të riu me të moshuarin por ajo sqaron se Miti Dhano ka qëlluar mbi të por saçmat e dala nga çiftja e tij fatmirësisht kanë rënë në gomat e pasme të mjetit me targa greke. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka grumbulluar provat materiale. Në banesën e shtetasit Miti Dhano u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë provës materiale edhe arma e gjahut, të cilën ai e kishte me leje, 11 copë fishekë armë gjahu si dhe dy gëzhoja të zbrazura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›