Arrestohet pedofili 71-vjeçar, kryente marrëdhënie me një 14-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bitaj në rrethin e Lushnjës. Një shtetas 71-vjeçar është vënë në pranga nga forcat e policisë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 14-vjeçare po nga ky fshat. Skandali është zbuluar pasi e mitura është paraqitur dje pranë spitalit të qytetit për t’u diagnostikuar në lidhje me disa çrregullime shëndetësore që ndjente. Mjekët konstatuan se e mitura ishte shtatzënë në muajin e 4-rt. Pas marrjes në pyetje ka rezultuar se autori i kësaj shtatzënie ishte shtetasi 71-vjeçar, i cili është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë. Materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale të "marrëdhënieve seksuale me të mitura".
Pranga tre lushnjarëve, vidhnin bagëti
Forcat e policisë së Lushnjës kanë vënë në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve banues në qytetin e Lushnjës, ndërsa i treti në fshatin Grabian. Të arrestuarit dyshohen se kanë 67 krerë bagëti. Ndaj tyre është ngritur akuza për vjedhje në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë së rrethit Lushnjë, të arrestuarit po procedohen penalisht në gjendje të lirë.
22 Gusht 2008