E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra, ngujohet familja Hasanaj

Durres- Frika nga nje hakmarrje e mundshme e te afermve te dy viktimave, ka ngujuar pjesetaret e familjes Hasanaj ne Shkozet te Durresit. Krimi i dyfishte ka tronditur qytetin bregdetar pasditen e se dieles, kur i dyshuari Kujtim Hasanaj, ekzekutoi me nje pistolete pas nje sherri per pronesi Shaban Karabrahimin, 49-vjec dhe Sadik Lazrin 28-vjec, ky po kalonte rastesisht ne rruge. I plagosur mbeti edhe Iliridan Karabrahimi, vellai i nje prej viktimave, 39-vjec. Burime zyrtare te policise thane se kane marre te gjitha masat per te shmangur hakmarrjen dhe kjo gje, u vu re pergjate gjithe dites se djeshme, ku dy patrulla policore qendronin para deres se familjes Hasanaj nga Tropoja, te ardhur ne Durres prej disa vitesh. Konflikti ka ardhur pas pretendimeve per nje siperfaqe toke, te cilen Permbarimi ia kishte kaluar si te drejte, familjes Hasanaj por qe punohej prej kohesh nga familja Karabrahimi.

Nje fis i tere u gdhi i ngujuar diten e djeshme, ndersa Kujtim Hasanaj, 38 vjec, u arrestua mbremjen e se dieles, disa ore pas krimit te dyfishte. Te afermit e te te dyshuarit i druhen nje hakmarrjeje nga familjet e viktimave. Frike, pasiguri dhe dritare te mbyllura mund te vereje dje ne krahun ku jeton familja Hasanaj. Kurse ne krahun tjeter kishte heshtje, pasi pothuajse te gjithe pjesetaret kishin udhetuar drejt Bulqizes, ku dhe do te kryhej ceremonia mortore, e dy viktimave me te fundit te konflikteve per pronesi.

Panorama qe te ofrohet nje dite pas vrasjes makabre te dy personave, si dhe plagosjes se nje te treti, pikerisht ne shtepine e familjes Hasanaj, ishte me se e dhimbshme. Forca te rendit ishin sistemuar perpara baneses se autorit te ngjarjes, me qellim ruajtjen e rendit dhe te qetesise. Teksa tentojme te kontaktojme me pjesetare te familjes, uniformat blu te bejne shenje qe te kthehesh pas, kurse pertej gardhit ndihet nje heshtje varri. Brenda ne banese jane ngujuar te gjithe pjesetaret e familjes, qe prej momentin qe ndodhi tragjedia. Mes te ngujuarve ndodhen edhe femije te vegjel, te cilet rrine ne ankth per ate qe mund te ndodhe nga casti ne cast. Madje ne banese nuk jane lejuar te futen as te aferm te familjareve, duke u kthyer pas nga policet e sherbimit. Te vetmit qe kane "lejehyrje" jane hetuesit, qe per dy dite me radhe mblodhen deshmi, per shkaqet e ngjarjes.

Pjesetaret e dy familjeve jane konfliktuar me njeri-tjetrin, per nje siperfaqe trualli qe eshte perdorur nga familja Karabrahimi. Por me vendim gjykate, nga ana e Zyres se Permbarimit Durres, me date 15 prill 2009, i eshte dhene familjes Hasanaj. Gjate konfliktit, i dyshuari Kujtim Hasanaj, ka qelluar me nje arme tip pistolete, te cilen e mbante pa leje, ne drejtim te vellezerve Shaban e Iliridan Karabrahimi. Nga te shtenat jane plagosur rende Shaban Karabrahimi, 49 vjec dhe fqinji Sadik Lazri, 28 vjec, te cilet kane gjetur vdekjen me pas ne spitalin rajonal te qytetit, si dhe eshte plagosur ne dore Iliridan Karabrahimi, 39 vjec.

Verifikim veprimit te Permbarimit

Grupi hetimor i policise se Durresit, ne bashkepunim me prokurorine, ka mbledhur te gjitha provat, deshmite e familjareve dhe te te mbijetuarit, duke zbardhur rrethanat dhe motivin e krimit. Por diten e djeshme eshte siguruar edhe vendimi i gjykates dhe ekzekutimi i Permbarimit per gjyqin e pronesise se tokes, mes familjeve Hasanaj dhe Karabrahimi. Burime zyrtare thane se do te verifikohet drejtesia e dhene nga gjykata ne kete rast, dhe nese Permbarimi ka vepruar drejt. Nese do te gjenden shkelje, atehere akuzat do te shtohen dhe nen pergjegjesi do te vendosen perfaqesuesit e drejtesise per vendim te njeanshem. Familjet ishin ne konflikt prej disa vitesh me njera-tjetren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›