E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashket, radhe 3 km ne kufi

Blerim Kore

Festa e Pashkeve kthehet ne nje ankth dhe stres per emigrantet, qe kane nisur te kthehen ne vendet e tyre te punes ne Greqi. Rikthehen radhet kilometrike ne pikat kufitare te Kapshtices dhe te Kakavijes. Qindra emigrante, midis te cileve gra dhe femije te vegjel, kane qene te detyruar te presin me teper se 3 ore diten e djeshme ne dogane, per te kaluar ne anen tjeter te kufirit. Deri ne mesdite, ne anen shqiptare te doganes se Kapshtices, kane qene ne pritje rreth nje mije mjete te vogla dhe 22 autobuse, duke krijuar nje radhe prej 3 kilometrash. E hena ishte dita e fundit e pushimeve te Pashkes dhe sot, shumica e emigranteve duhet te jene ne vendet e tyre te punes, gje qe ka sjelle edhe rritje te ndjeshme te fluksit. Sipas burimeve nga dogana e Kapshtices, oret e para te mengjesit kane qene te qeta, por ne mesdite u rrit ndjeshem numri i mjeteve, qe prisnin te dilnin nga toka jone. Komandanti i kesaj pike doganore, Dritan Sheme, thote se pavaresisht ritmit te larte me te cilin po punohet ne te dyja anet e kufirit, ka qene e pamundur te shmangeshin radhet dhe oret e pritjes. Dogana shqiptare ka vene ne dispozicion 8 sportele, ndersa dogana greke punon me 4 sportele, te cilat me sa duket nuk kane mjaftuar per te perballuar fluksin e emigranteve, qe rritet ore pas ore. Sheme thote se ka zhvilluar dy takime me drejtues te doganes greke, nga te cilet ka marre premtimin se do te shihet mundesia, qe te shtohet edhe nje sportel tjeter ne dalje. Por radha e makinave, pritet te rritet, pasi dogana greke u jep perparesi, perpunimit te dokumentacionit te udhetareve te autobuseve, numri i te cileve deri ne mbremje pritet te shkoje ne 50. Sipas autoriteteve te doganes se Kapshtices, deri ne oret e pasdites kane dale nga toka jone rreth 3 mije persona dhe 700 mjete. Por mendohet qe fluksi te vazhdoje deri ne oret e vona te mbremjes, kur priten edhe nje numer i madh autobusesh. Nga dogana e Kapshtices, kane hyre gjate kesaj jave per te festuar Pashket, me teper se 40 mije emigrante. Disi me e qete situata ne piken doganore te Kakavijes, ku megjithese kane lene dje token shqiptare 4 mije emigrante, radhet jane shmangur ne kohe. Nga kjo pike kane hyre 50 mije emigrante, nderkohe qe ato te Qafe Botes apo te Tre Urave perdoren shume pak nga shqiptaret.

Daniela Zisi

Julian Tomorri: "Ne sportele punohet avash"

Julian Tomorri eshte nje nga emigrantet e shumte ne radhe, nga Pogradeci por qe jeton ne Selanik. "Pres prej ores 07:00 te mengjesit dhe ende nuk kam dale. Jam me gruan dhe dy femije te vegjel, 3 dhe 5 vjec dhe kemi 3 ore qe presim. Por nga ana e doganes greke po punohet shume ngadale, ndersa nga ana e doganes shqiptare, nuk behet asgje per te normalizuar situaten", thote ai.

Roven Spaho: "Vij rralle, por gjej fluks"

Emigranti Roven Spaho, shprehet se vjen rralle ne Shqiperi, pikerisht per te shmangur ore te tera pritje neper dogana. "Kam ardhur vetem dhe nuk i kam marre as gruan dhe as dy femijet, sepse e di, qe kur te kthehemi do te rrime disa ore ne radhe ketu ne Kapshtice. Kam arritur ne dogane para 2 oresh, por mesa duket do te me duhen edhe 2 ore te tjera, per te kaluar kufirin", thote ai per radhet e gjata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›