Konflikti per vilat, perleshje polici-pronare
Vlore- Garda dhe Policia e Vlores perplasen me pretendentet per pronesine e vilave qeveritare, prane Ujit te Ftohte. Konflikti qe ka lindur qe prej vitit te kaluar, dje ka shenuar kulmin, pasi nuk munguan edhe perleshjet mes efektiveve dhe banoreve. Per pasoje ka pasur te lenduar nga te dyja palet dhe tre prej anetareve te familjes Kadena, jane shoqeruar per ne komisariat. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme dhe sherri ka zgjatur per 4 ore me radhe. Konflikti i radhes ka ardhur menjehere pasi punetoret e viles qeveritare, nisen punimet per vazhdimin e rrethimit te territorit. Pronaret qe pretendojne siperfaqen perreth vilave me tapi te rregullta, nuk kane lejuar te vazhdojne punimet dhe pas rezistences se banoreve, kane nderhyre forcat speciale te Gardes, te ardhura posacerisht nga Tirana dhe ato te Policise se Vlores. Fundi ka qene nje drame e vertete, pasi gra, femije dhe te moshuar jane perleshur me forcat e rendit dhe te Gardes dhe grupi eshte larguar me force nga rrethimi. Per pasoje ka pasur te lenduar te te dy kraheve dhe te gjitha moshave. Policia ka shoqeruar ne komisariat tre pjesetare te familjes Kadena, ndersa pas kesaj Garda, ka vijuar e rrethimin e tokes. Pronaret akuzuan shtetin per padrejtesi dhe ushtrim dhune, kurse prezent gjate operacionit ka qene edhe drejtori i Policise Vlore, Vehbi Bushati. Drejtoresha e vilave qeveritare, Barije Isufi, deklaroi se toka ne fjale, eshte ne pronesi te shtetit.
O. Hila
O. Hila