E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat 9-vjecare, nivel me i larte

Ne shkollat 9-vjecare, situata nuk duket shume shqetesuese. Sado qe aty merren njohurite baze, kane arritur te kalojne plot 96,7 per qind e nxenesve. Nderkaq, edhe niveli i tyre nuk ka qene shqetesues. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, nota mesatare e nxenesve ne shkollat 9-vjecare, luhatet te 8-a. Sikurse behet e ditur, keto statistika nuk jane bere te detajuara per cdo klase, por duke marre parasysh numrin total te nxenesve ne arsimin baze dhe duke nxjerre numrin e mbetesve, si dhe noten mesatare te tyre. Gjithashtu, sivjet specialistet nuk kane pasur mundesi qe te llogaritin edhe notat e provimeve te lirimit, sepse sivjet nuk ka pasur te tilla. Kjo, me ndryshimin e sistemit arsimor nga 8-vjecar, ne 9-vjecar. Keshtu, gjate vitit te ardhshem nuk do te kete me vite te para, por ato do te konvertohen ne klasa te nenta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›