Durres, 420 vende pune ne hotele dhe restorante
Tirane - Plot 420 vende te lira pune jane paraqitur ne dispozicion te te papuneve te rrethit te Durresit ne panairin Tregu i Punes, Durres 2008, qe u promovua dje. Ne kete aktivitet, qe shenon vitin e trete te organizimit nga Drejtoria Rajonale e Punesimit Durres prezantuan ofertat e tyre 60 kompani. Ofertat e punes ishin te llojeve dhe sektoreve te ndryshem, qe nga menaxhimi, marketingu, sherbimi bankar, sektori i ndertimit, i instalimeve hidraulike dhe elektrike apo ai i fasonit. Ndersa vendin kryesor e ka zene sektori i sherbimit hotelier dhe i bar-restoranteve, duke pasur parasysh fluksin e madh te turisteve qe ka pushtuar Durresin kete vere. Sipas burimeve nga Ministria e Punes, te papunet kane mundesine dhe aksesin te intervistohen drejtperdrejt nga punedhenesit e interesuar, nderkohe qe keta te fundit kane nje rreze te gjere te perzgjedhjes se kandidatures me te pershtatshme. Ministri Barka, pjesemarres ne panair, deklaroi se panairet e punes vleresohen nje nga praktikat me efikase te implementimit te politikave te punesimit, ne funksion te perputhjes se kerkeses dhe ofertes ne tregun e punes dhe te uljes se papunesise. Njekohesisht, keto aktivitete promovojne rolin e rendesishem te zyrave te punes ne sherbim te klienteve te tyre, si te te papuneve, po ashtu edhe te punedhenesve. Keshtu, panairi pati mjaft vizita dje, ne kerkim te nje mundesie punesimi, nga rreth 2000 te papune te rrethit te Durresit.