Kriza ne gjimnaze, 16% mbetes
Tirane - Plot 2615 gjimnaziste nuk kane arritur dot te marrin note kaluese per vitin shkollor 2007-2008. Shifra behet e ditur nga burime zyrtare te Drejtorise Arsimore te Tiranes, te cilat kane bere evidencat me rastin e mbylljes se vitit. Situata paraqitet shqetesuese dhe kete e vertetojne jo vetem shifrat e kalueshmerise, por edhe numri i mungesave te marra nga gjimnazistet. Nje pjese e mire e tyre as qe denjojne te paraqiten ne mesim, e jo me qe te kene rezultate te kenaqshme. Ndersa me e rende situata eshte ne shkollat profesionale. Nota mesatare e nxenesve ka zbritur deri ne 5,7 ndersa kalueshmeria eshte pothuaj sa e gjimnazeve te tjera.
Gjimnazet
Ne gjimnazet e kryeqytetit eshte mesatarisht 84 per qind, megjithate ajo varion sipas shkollave. Sipas burimeve nga zyra e statistikes ne Drejtorine Arsimore te Tiranes, qytet, me e larte kalueshmeria paraqitet ne gjimnazin "Ismail Qemali", ku 94 per qind e nxenesve jane shpallur kalues. Vetem 4 per qind e tyre nuk kane mundur te marrin noten kaluese 5. Ndersa gjendja paraqitet shqetesuese ne gjimnazin "Sinan Tafaj", ku vetem 77,5 per qind e nxenesve jane shpallur kalues. Ndersa nota mesatare e nxenesve te ketyre gjimnazeve eshte e ulet. Keshtu, edhe gjimnazet me me emer te kryeqytetit vazhdojne te mbeten ne nivele mesatare. Pavaresisht cilesise mesimore ne keto shkolla interesi i te rinjve ka ardhur ne renie, kjo justifikohet me notat e marra si dhe me prezencen ne oren e mesimit. Sipas Drejtorise Arsimore, jane konstatuar nje numer i larte mungesash gjate oreve te mesimit. Keshtu, nota mesatare ne shkollat e kryeqytetit arrin ne 6.8, pavaresisht se mund te kete nxenes qe kane nota maksimale, dhe nga te tjere qe mezi arrijne qe te marrin noten kaluese 5. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, edhe numri i mungesave eshte relativisht i larte. Megjithate, ky fenomen duket se eshte zbutur disi, me implementimin e nismes se lajmerimit te prinderve me celulare. Ndonese disa gjimnazistet kane devijuar duke u dhene mesuesve numra te rreme, ata kane arritur t'i gjejne dhe t'i lajmerojne prinderit e nxenesve problematike, me sms.
Profesionalet
Shkollat profesionale paraqiten ne nivel me te dobet ne krahasim me gjimnazet qe deri dje quheshin "Shkolla te mesme te pergjithshme". Nivelin me qesharak mesohet ta kete shkolla "Karl Gega", ku nota mesatare e nxenesve eshte vetem 5,7. Megjithate, atje kalueshmeria eshte ne nivele te kenaqshme, afro 83 per qind. Kjo sipas specialisteve do te thote se shumica e nxenesve marrin 5, 6, apo ne rastin me te mire, 7. Problematike ne shifra duket edhe Shkolla e Mesme Elektrike. Keshtu, sipas statistikave te Drejtorise Arsimore te Tiranes, nota mesatare e nxenesve eshte ne nivelin 6.1, ndersa edhe masa e kalueshmerise eshte me e dobet se ne shkollat e mesme te pergjithshme, apo edhe ato profesionale. Keshtu, mesohet se kane arritur qe te kalojne vetem 67 per qind e nxenesve. Edhe Hoteleri-Turizmi mbetet ne nivele te uleta, sa i perket notes mesatare te nxenesve, e cila eshte 6,4. Nderkaq, kalueshmeria eshte ne masen 85 per qind. Ndersa shkolla e gjuheve te huaja "Asim Vokshi" e ka mesataren e nxenesve 7,3 me kalueshmeri 86 per qind. Me mire nga shkollat profesionale paraqitet shkolla koreografike, me note mesatare 7,7 dhe me kalueshmeria absolute, 100 per qind. Luljeta Ndoka