Shkollat 9-vjecare, pa ngrohje
Reshjet e debores qe kane rene ne kete fillimit ne Librazhd, kane nxjerre dukshem ne pah problemin e ngrohjes ne shkolla. Sipas rregullores, per zonat verilindore ngrohja me dru zjarri fillon qe me 15 Nentor deri me 15 Prill. ne fakt, bashkia ka furnizuar klasat me drute e rrezuar nga debora, pra me pisha dhe bredha, por ato nuk mund te ndizen. Mesuesit thone se dihet qe pishat e njoma nuk arrijne te bejne zjarr, ndaj kjo eshte nje tallje me femijet. Bashkia Librazhd si ne cdo institucion, ne cdo fillimvit zhvillon tenderin per furnizimin e shkollave me dru zjarri, ku eshte percaktuar nje limit dhe koeficienti per cdo muaj, por ftohja e menjehershme e motit i gjeti te papergatitur.