E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat malajziane, kriteret per te aplikuar

Ne kuader te Programit te Bashkepunimit Teknik me Malajzine (MTCP), qeveria malajziane ofron per shtetasit shqiptare 2 (dy) bursa per studime universitare ose pasuniversitare ne fushat teknike, per vitin akademik 2009-2010. Bursa per studime pasuniversitare e nivelit Master eshte 12-14 muaj dhe per Doktorature -PhD 36 mujore. Aplikantet duhet te paraqesin prane Sektorit te Marredhenieve me Jashte te Drejtorise se Menaxhimit te Perditshem ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, brenda dates 30 janar 2009, nje sere dokumentesh. Per llojin e studimeve universitare, duhet dorezuar deftesa e shkolles se mesme, ose vertetimi i notave te tre viteve te para dhe te semestrit te pare te vitit te katert te shkolles se mesme. Keto dokumente duhet te jene te firmosura nga Drejtoria Arsimore e Qarkut, ose nga Zyra Arsimore e rrethit perkates; gjithashtu, duhet dorezuar edhe kerkesa per studime, ku te specifikohet dega ne te cilen aplikanti deshiron te studioje, certifikata e njohjes se gjuhes angleze (certifikaten e TOEFL-it ose te IELTS-it), raporti mjekesor per aftesi per studime dhe certifikata e lindjes me fotografi. Ndersa per studime pasuniversitare aplikanti duhet te paraqese: Kerkesen e te interesuarit drejtuar MASH-it, duke specifikuar fushen e studimit ne te cilen deshiron te studioje, diplomen e shkolles se larte, fotokopjen e noterizuar, certifikaten e njohjes se gjuhes angleze (certifikaten e TOEFL-it ose te IELTS-it), listen e notave, fotokopjen e noterizuar, dy rekomandime, programin e studimit, raportin mjekesor per aftesi studimesh, certifikaten e lindjes me fotografi (kandidati duhet te jete jo me shume se 45 vjec) dhe 2 fotografi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›