E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC ofron internet falas për abonentët e tij

19/02/2009  5 MB internet për t’u përdorur kudo

Të gjithë abonentët AMC, me parapagesë dhe me kontratë, duke filluar që nga dita e sotme mund të lundrojnë në internet nga celulari i tyre. Ky shërbim u ofrohet të gjithë abonentëve në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht nga programet tarifore ku bëjnë pjesë. Abonentët mund ta aktivizojnë internetin në celular në çdo kohë, pa qenë nevoja për formalitete. Shërbimi i internetit mjafton të aktivizohet vetëm një herë. Procesi i aktivizimit të internetit është shumë i thjeshtë, madje nuk ka nevojë për asnjë program shtesë. Abonentët mund të dërgojnë falas një SMS me fjalën INTERNET në numrin 1510 dhe konfigurimet e nevojshme do t’u vijnë me SMS. Pasi u vjen SMS me konfigurimet, abonentët duhet t’i ruajnë, duke zgjedhur opsionin “Save”, dhe kështu vendoset lidhja me internetin. Abonentët AMC mund ta aktivizojnë internetin edhe duke hyrë në menynë AMC Easy e më pas të ndjekin udhëzimet përkatëse që jepen aty. Gjithashtu dyqanet AMC dhe Shërbimi i Abonentit (139/144) janë të gatshëm t’u ofrojnë ndihmë abonentëve. Nuk është vetëm shpejtësia dhe prakticitet i këtij shërbimi, por abonentët përfitojnë falas 5 MB e para, të cilat mund t’i konsumojnë sipas dëshirës. Përveç internetit të ofruar rishtazi për abonentët me parapagesë, kompania ofron edhe shërbimin bazë të internetit. Abonentët me kontratë vazhdojnë të kenë mundësinë e internetit pa kufi me tarifën mujore prej 2 500 lekësh, ku përfshihet 1 GB falas në muaj. Ky është shërbimi më i ri që hedh në treg AMC. Kompania ofron gamën më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve për abonentët me parapagesë dhe zgjidhje të plota biznesi për abonentët me kontratë. AMC siguron se ky është vetëm një prej shërbimeve të reja dhe interesante që pritet të prezantohen së shpejti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›