Hetimet per gjyqtarin pyeten mbi 20 persona. Shtohen pistat
Edhe pse kanë kaluar më tepër se 24 orë që nga momenti i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve që kanë kryer krimin e rëndë. Strukturat e shtetit, kryesisht ato të policisë dhe prokurorisë, kanë punuar në mënyrë të pandërprerë për të mundësuar arrestimin e autorëve që programuan e realizuan shpërthimin në automjetin e gjyqtarit.
“Në bashkëpunim me prokurorin e krimeve të rënda po punojmë intensivisht dhe së shpejti mendojmë se do të ketë dhe një emër të autorëve. Ngjarja është shumë e rëndë. Kësaj rradhe, krimi nuk ka kursyer as drejtësinë. Pavarësisht se autorët do të vihen përpara drejtësisë, familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë”-tha Ylli Metko, drejtor i Policisë së qarkut Vlorë.
Informacionet nga policia e qarkut Vlorë, bëjnë të ditur se janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 20 persona, që mendohet të kenë patur të dhëna ose të kenë qenë dëshmitarë, në momentin e shpërthimit të makinës së gjyqtarit Skedilajd Konomi.
Sipas informacioneve të grupit hetimor, bëhet e ditur se pistat mbi të cilat po hetohet janë zgjeruar edhe më tej, përveç atyre të krimit për shkak të detyrës dhe konfliktit mbi pronësinë. Po kështu, nuk përjashtohet mundësinë e përfshirjes së ekspertëve të huaj në zbardhjen e çështjes. Policia ndërkohë ka vënë në dispozicion një shumë prej 100 mijë eurosh për identifikimin e atentatorëve të këtij krimi të rëndë.
Festim Llanaj