Sillet në pranga nga Londra i dënuari për vrasje
Autori i Lajmit: red.
Sillet në pranga nga Londra i dënuari me 12 vjet burg për vrasje me dashje. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se u ekstradua dje Anglia, Edmond Kallmi, 34-vjeç. Sipas të njëjtave burime mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.3, datë 12.01.2000, e ka dënuar Endmond Kalemin me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje në bashkëpunim”. Sipas vendimit të gjykatës, më datën 12.09.1998, në fshatin Perondi, të rrethit të Beratit, subjekti i ekstradimit, Edmond Kallmi, së bashku me shtetasin Dritan Vila, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtëpisë ku banonte shtetasi Hamit Baci. Nga të shtënat ka mbetur e vrarë bashkëshortja e të lartpërmendurit, shtetasja Ariana Baci. Ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të mëparëshme mes shtetasit Hamit Baci dhe të dënuarve Edmond Kallmi e Dritan Vila, një lokal të fshatit Perondi.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009