Virusi AH1N1, 4 të infektuar në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Arrin në katër, numri i të prekurve me virusin AH1N1 në Shqipëri. Pas rastit të parë të një studenti nga Gjirokastra, rezultatet e analizave treguan se edhe 3 marinarët e huaj që punonin në Shqipëri (në portin e Durrësit) janë prekur nga gripi i derrave. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo deklaroi dje se në vendin tonë priten edhe raste të tjera të të prekurve me këtë virus. Virusi i gripit të derrit, i cili në 100 shtete të botës ka shkatuar 700 të vdekur, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Rezultatet e analizave të kryera në Bukuresht të Rumanisë, konfirmuan dje se tre marinarë të huaj, rezultuan pozivitë ndaj virusit AH1N1. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo konfirmon rastet. Dy marinarë filipinas dhe një rumun kishin mbërritur me anijen e tyre, pak ditë më parë në portin e Durrësit. Ministrja Godo tha dje për mediat se marinarët kishin shfaqur shenjat e gripit, dhimbje fyte, lodhje, temperaturë të lartë që në anije. Më pas ishin shtruar në spitalin e Durrësit, ku u ishte thënë klinikisht se ishin të infektuar me grip dhe pas mjekimit ishin larguar. “Tashmë virusi i gripit të derrave, AH1N1 qarkullon në Shqipëri. Është e pamundur të mendosh se marinarët nuk janë takuar, apo kanë shtrënguar dorën me njeri në portin e Durrësit dhe më pas në spital. Marinarët kanë qëndruar më pak se një ditë në spital. Pasi kanë marrë mjekimin janë marrë analizat dhe më pas kanë dalë nga spitali. Pasi janë ndjerë mirë marinarët janë larguar nga bregdeti i Durrësit dhe kanë vazhduar udhëtimin me anijen e tyre”- sqaroi ministrja Godo. “Nuk kemi më raste të pritura, por përderisa virusi qarkullon do të kemi raste të reja ”- tha ministrja Godo duke vazhduar më tej se- “Në këtë situatë, ka vend për të rritur gadishmërinë për të marra masat për eficencë të plotë, por jo për panik”. Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se sipas udhëzimeve të OBSH-së do të vazhdohen të merren nga 10 raste çdo javë për t ju bërë analizat të cilat do të dërgohen në Rumani. Autoritetet shëndetësore në vendin tonë aktualisht po punojnë për sigurimin e tamiflusë (vaksinës), duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e blejnë dhe t a përdorin pa rekomandimin e mjekut. “Po punojmë për tamiflunë. Ilaçi përdoret vetëm me rekomandimin e mjekut dhe në rastet e rënduara të këtij gripi. Nuk mund ta blejnë e ta përdorin vetë qytetarët sepse mund të ketë efekte anësore”, sqarojnë mjekët. Pas rezultateve të analizave të bëra në Rumani të cilat konfirmuan virusin AH1N1 në 3 marinarët e huaj, numri zyrtar i të infektuarve me virusin AH1N1 në Shqipëri arrin në 4 persona.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009