Ta pastrehët, ja tarifat e reja për qeranë
Autori i Lajmit: red.
1. Zona e qendrës së Tiranës (brenda unazës së qytetit)
Tarifa rritet, nga 9 mijë lekë bëhet 12.5 mijë lekë në muaj
2. zona e mesme (jashtë Unazës)
Tarifa nga 7 mijë lekë bëhet 8.5 mijë lekë në mua
3. zona periferike e Tiranës
Tarifa ulet, nga 7 mijë lekë bëhet 6 mijë lekë në muaj
Rritet bonusi i qerasë për familjet në nevojë të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka përcaktuar ndryshimin e tarifave maksimale të bonusit të qerasë për tre zonat e kryeqytetit për familjet në nevojë. Sipas tarifave të përcaktuara nga Bashkia, kryeqyteti është ndarë në tre zona, ku përfshihen zona e qendrës së Tiranës, (brenda unazës së qytetit), zona e mesme, që është jashtë Unazës, si dhe zona periferike, që përfshin të gjithë territorin në largësi të qendrës së Tiranës. Specialistë të Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë shpjegojnë se në bazë të kësaj ndarjeje qeraja për familjarët që aplikojnë për bonus pranë bashkisë është më e lartë në qendër dhe më e ulët në periferi. Sipas të njëjtave burime, tarifat nga 9 mijë lekë në muaj, që kanë qenë më parë në zonën e qendrës, janë bërë 12.5 mijë lekë, për zonën e mesme nga 7 mijë lekë është bërë 8.5 mijë lekë, ndërsa për zonat periferike, kjo masë ka pësuar ulje nga 7 mijë në 6 mijë lekë në muaj." Bonusi i qerasë nënkupton pagimin e një pjese të qerasë që paguan kjo kategori qytetarësh, me të ardhura të pamjaftueshme, nga ana e bashkisë. Masa e pagesës që do të përfitojë familja do të llogaritet duke u bazuar tek aftësia paguese e familjes (të ardhurat totale të familjes) dhe masa e qerasë që paguan kjo e fundit. Ndryshe nga aplikantët për banesa sociale, bonusi i qerasë shpërndahet për një kohë më të shkurtër dhe në vazhdimësi, ku Këshilli Bashkiak diskuton për një numër të caktuar aplikantësh. Aplikimi i qytetarëve për bonus qeraje kryhet nëpërmjet plotësimit të një formulari, që mund të tërhiqet në Zyrën e Informimit për Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës, ose në njësitë bashkiake ku qytetari figuron i regjistruar. Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse i përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Strehimit Social në bashkinë e Tiranës, ku familjet, që me vendim të Këshillit Bashkiak, klasifikohen për t u trajtuar me një nga programet sociale të strehimit, janë ato që nuk kanë në pronësi një banesë, që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të percaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike ku bëjnë pjesë këto familje; familjet që kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqesive natyrore. Në këtë skemë përfshihen gjithashtu edhe ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009