E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, perdhunohet ne grup 19-vjecarja

Durres- I ngrene kurth ne breg te lumit, perdhunojne ne grup adoleshenten. Dy te rinj u prangosen nga Policia e Durresit oret e vona te mbremjes se diel, pas denoncimit te bere nga e demtuara, kurse nje i trete u shpall ne kerkim, pasi agjentet nuk e gjeten ne banese. Ngjarja ka ndodhur mesnaten e 28 gushtit ne fshatin Hardhishte, ku 19-vjecarja A. Sh., eshte thirrur nga bashkefshataret e saj dhe me pas ka denoncuar dhunen seksuale.

Burime zyrtare te policise vendore thane dje per gazeten "KJ", se arrestuan te dyshuarit Ismail Troplini, 20-vjec, banues ne Romanat te Rashbullit dhe Isa Kokomani, 21-vjec, banues ne Hardhishte te Gjepalajt. Ne kerkim u shpall edhe Denis Plaku, banues po ne kete fshat, i cili mesohet se eshte arratisur pas krimit te konsumuar. Sipas hetimeve te grupit hetimor, rezulton se adoleshentja me inicialet A. Sh., rreth ores 11:00 te dates 29 gusht ka depozituar kallezimin ndaj tre te dyshuarve, duke dhene emrat dhe rrefyer ngjarjen e ndodhur. Me pas vajza i eshte nenshtruar edhe nje ekspertize mjeko-ligjore, ku u konstatua ushtrimi i dhunes seksuale, qe do te sherbeje si prove materiale gjate procesit. Vajza u ka thene agjenteve, se tre bashkefshataret e saj e kishin thirrur dhe duke abuzuar me bindjen e saj, e kane kapur me force prane bregut te lumit qe gjendet jo shume larg shtepise se saj.

E demtuara u ka rrefyer edhe familjareve ngjarjen dhe e ndihmuar nga ata, ka shkuar ne Komisariatin e Durresit. Pasi jane siguruar se rrefimi i 19-vjecares qendronte, mbeshtetur edhe ne raportin paraprak mjeko-ligjor, nisen kerkimet per kapjen e tre te dyshuarve. Fillimisht ngjarja nuk eshte bere publike per shkak te hetimeve dhe kerkimeve per kapjen e te rinjve.

E. A.

Akuza

Gjate operacionit vetem dy prej te dyshuarve, Isa Kokomani dhe Ismail Troplini, u gjeten ne banesa, kurse Denis Plaku figuron i arratisur. Policia tha se ka ngritur akuzen e "marredhenieve seksuale me dhune me te mitura, e kryer ne bashkepunim" dhe ceshtja i kaloi prokurorise per hetime te metejshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›