Pa patente ne timon, i mituri shtyp femijen dhe arratiset
Durres- Nje 16-vjecar nga Durresi eshte shpallur ne kerkim prej policise per aksidentimin e nje femije 8-vjec, te cilin e ka braktisur ne rruge pasi e ka goditur me makinen qe drejtonte pa patente. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne rrugen "Taulantia" te qytetit bregdetar, ne lagjen nr. 1. Burime zyrtare thane se ne kerkim shpallen te miturin L. M., banues ne lagjen nr. 18 te Durresit, per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor", "drejtim pa patente te mjetit" dhe "largim nga vendngjarja". I plagosuri me inicialet L. D., eshte derguar menjehere ne spitalin e Durresit per mjekim dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas hetimeve te kryera rezulton se 16-vjecari L. M., duke drejtuar mjetin tip "Golf" pa targa, ngjyre gri, ne rrugen "Taulantia" ka humbur kontrollin, duke aksidentuar 8-vjecarin, banues ne lagjen nr.7. Femija mesohet se po kalonte si kembesor rrugen nga njeri krah ne tjetrin. Drejtuesi i mjetit, pasi ka bere aksidentin eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas aksidentit i demtuari eshte derguar ne spitali e Durresit, ku dhe ndodhet i shtruar jashte rrezikut per jeten. Automjeti tip "Golf" pa targa, eshte gjendur i braktisur ne lagjen nr. 1, ndersa u be bllokimi dhe sekuestrimi ne piken e bllokimit te automjeteve ne Rrashbull. Ekspertet kane kryer keqyrjen e vendngjarjes, duke nxjerre si pergjegjes shoferin e mitur qe nuk ka pasur as patente drejtimi.
E. A.
Akuzat
Policia nuk ka mundur te kap dot te dyshuarin qe drejtonte mjetin, i cili nuk u gjet as gjate kontrollit ne banese. Ndaj 16-vjecarit jane ngritur ne mungese tre akuzat e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor", "largim nga vendi i aksidentit" dhe "drejtim i automjetit pa deshmi aftesie".
E. A.
Akuzat
Policia nuk ka mundur te kap dot te dyshuarin qe drejtonte mjetin, i cili nuk u gjet as gjate kontrollit ne banese. Ndaj 16-vjecarit jane ngritur ne mungese tre akuzat e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor", "largim nga vendi i aksidentit" dhe "drejtim i automjetit pa deshmi aftesie".