E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, plagos vëllain për pronën, arrestohet

Një sherr për pronën ka çuar në plagosjen e një personi. Sherri ka ndodhur në familjen Merkaj, në fshatin Allabrez të komunës Kurtalli në Berat.
Petrit Merkaj 38 vjeç, në sherr e sipër ka marrë armën kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të vëllatit të tij Xhevair Merkaj 34 vjeç i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Beratit.
Pasi ka qëlluar ka mbetur në tentative edhe shkrehja e armës ndaj vëllait tjetër Agim Merkaj.
Menjëherë policia që ka mbërritur në vendgjarje ka bërë arrestimin e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›