E Diel, 1 Nëntor 2026

I nxinte jeten te mitures, tenton ta rrembeje ne rruge

Elbasan- I nxinte jeten prej dy vitesh nje vajze te mitur nga Elbasani qe refuzonte te lidhej me te, tenton ta rrembeje dhe i dhunon prinderit ne mes te rruges. Policia ka vene dje ne pranga te dyshuarin Saimir Plaku, 23-vjec, banues ne lagjen “Skenderbej”, kurse hetimet po i kryen Seksioni Kunder Krimit ndaj Personit. Denoncimi eshte bere nga vete vajza 17-vjecare me inicialet R. B., dhe prinderit e saj te keqtrajtuar, te cilet shmangen rrembimin ne mes te dites.
Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan se 23-vjecari Plaku, ne menyre te perseritur ka shqetesuar prej rreth 2 vitesh, duke e kercenuar me mesazhe nepermjet telefonit, te mituren R. B., banuese po ne lagjen “Skenderbej”. Megjithe shqetesimet qe i sillte, vajza nuk u ka treguar prinderve dhe ka menduar se i riu do te terhiqej. Nga hetimi i kryer rezulton se i dyshuari tentonte lidhjen me 17-vjecaren, duke i premtuar fejese dhe martese, por kjo e fundit e kishte refuzuar.
Ne shenje hakmarrjeje i dyshuari e kercenonte ne telefon me mesazhe dhe kulmi ka arritur tre dite me pare, kur i ka prere rrugen ne lagjen ku banonin, prane nje pike karburanti. Sipas deshmise se vajzes, Saimir Plaku ka tentuar ta marre me force ne automjetin e tij, duke e goditur ne pjese te ndryshme te trupit. Nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi gjate nderhyrjes se familjareve per te shuar grindjen dhe shmangur tentativen e rrembimit, i riu eshte konfliktuar edhe me prinderit e te mitures.
“I dyshuari i ka goditur edhe ata me sende te forta ne pjese te ndryshme te trupit”, tha policia, e cila sqaroi gjithashtu se hetimet per ngjarjen nuk kane perfunduar ende. Plaku ka mohuar akuzat e ngritura, ndersa dosja gjendet ne prokurori per veprime te metejshme per “heqje te paligjshme te lirise, e mbetur ne tentative”, “kanosje” dhe “demtime me dashje”. Edhe gjate marrjes ne pyetje nga grupi hetimor, e mitura eshte shprehur se gjithnje e kishte refuzuar 23-vjecarin, por ky i fundit vazhdonte ta kercenonte.
A. Q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›