Shkon në 60 numri i viktimave në spitalin e Afganistanit

Ka arritur në 60 numri i viktimave pas një sulmi me veturë – bombë, që ju bë një spitali në krahinën Logar të Afganistanit, ndërsa 120 persona të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësi i qeverisë lokale, Din Mohamad Darvaish, ka thënë se sulmi kishte si pike spitalin ndërsa viktimat ishin pacientë, vizitorët e tyre dhe personeli i spitalit.
Militantët në Afganistan rregullisht kanë si cak policinë afgane dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë si dhe forcat e huaja, sulme që janë bërë gjatë luftës dhjetë vjeçare.