E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon për të mbledhur skrap, vdes 23-vjeçari

Ngjarja ndodhi në Korçë, ku shtetasi Anxhelo Hoxhalli 23 vjeç banues në fshatin Vashtmi, kishte shkuar për të mbledhur hekur së bashku me një shokun e tij, Skerdi Malësia, 22-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Dy të rinjtë kanë shkuar pranë repartit ushtarak 6614, për të vjedhur materiale skrap. Në një kabinë elektrike, shtetasi Anxhelo Hoxhalli ka këputur kabull alumini, ku e ka kapur rryma elektrike e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu diten e djeshme filloi dhe ndjekja penale ne gjendje te lire për shtetasin Skerdi Malësia për veprën penale te “Vjedhjes se mbetur në tentativë”. Materialet për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2011-09-26 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›