Arrestohen dy shtetas për vrasjen e një 55-vjeçari

Në pranga përfunduan shtetasit Eduard Anton Kola, 25-vjeç, lindur e banues në fshatin Gajtan, si dhe Renato Zef Isufi, 30-vjeç, lindur e banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër. Këta shtetas dyshohen se kanë vrarë mbrëmje e së shtunës me armë zjarri 55-vjeçarin Lazer Jaku, roje në një pikë gurore në fshatin Guri i Zi. Fillimisht, në polici ishte njoftuar për një vetëvrasje të burrit, por më vonë u zbulua se ai ishte qëlluar nga persona të tjerë.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri Pistoletë e tipit Bareta me 1 fishek në folenë e armës, 1 armë gjahu teke, gjysme automatike, si dhe 1 armë gjahu teke.
Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasve Kola dhe Isufi, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer ne bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve te armeve te gjahut”. /Start/
2011-09-26 08:59