E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Eurostat: 13.6 % Deficiti buxhetor 2009, por mund të rritet

ATHINE- Dhjetra mijëra punëtorë të sektorit publik në Greqi janë sot në grevë 24 orëshe.

Ato po zhvillojnë një protestë kundër masave të ashpra që ka ndërmarrë qeveria në përpjekjet e saj për të ulur borxhin buxhetor.

Ndërkohë raporti i fundit i shërbimit statistikor europian, Eurostat jep shifra të reja të borxhit të Greqisë, më shumë se 120 e produktit të përgjithshëm kombëtar, ndërsa deficiti buxhetor është afërsisht 13,5%., në krahasim me 12. 9 % që Athina ia kishte deklaruar Brukselit. Kjo shifër mund të rritet- për zyrën e shërbimit statistikor europian mbeten ende pasiguri që që mund të cojë në një rritje tjetër nga 0.3 në 0.5 %.

Ministri I financave greke, Jorgo Papakonstantinou, ka konfirmuar sot se kalkulimet e reja të deficitit nga Eurostat “nuk do të ndryshonin objektivin për të zvogëluar deficitin në të paktën 4 % në 2010 në bazë të programit për zhvillim dhe stabilizim. Qeveria, konfirmohet në një komunikatë të ministrisë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar aktualizimin e planit.

Aktualisht në Athinë ndodhet grupi i ekspertëve ndërkombëtarë, që po diskuton me palën greke modalitetet e mekanizmit të ndihmës për Greqinë.

Kryeministri Papandreu tha mbrëmë se Athina ende nuk e konsideron të nevojshme, të paktën për ditët e ardhshme. Objekti kryesor i punës së ekpsertëve ka të bëjë me masat që Greqia do të duhet të marrë vitin e ardhshëm, të cilat do të sanksionohen në një dokument që do të firmoset si nga pala greke, ashtu dhe nga Trojka, pra Komisioni Europian, banka qendrore europiane dhe FMN.
Masat kanë të bëjnë me luftimin e shpërdorimeve në sektorin publik, eficenca e administratë s publike, dhe menaxhimi i borxhit të Greqisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›