Urtesi origjinale mbi Rusine
Nga Henry A. Kissinger*
Urtesia tradicionale do ta trajtonte zgjedhjen e Dimitrij Medvedev, si President i Federates Ruse, si nje vazhdimesi e dominimit prej 2 mandatesh te Kremlinit nga ana e Presidentit Vladimir Putin dhe te nje politike te jashtme kategorike. Nje vizite ne Moske me nje mundesi per t’u takuar me personalitetet kryesore te botes politike, si edhe me perfaqesues te biznesit dhe qarqeve intelektuale te grupmoshave te ndryshme, me binden se ky gjykim eshte teper i thjeshtezuar dhe i parakohshem.
Per nje gje, struktura e re e pushtetit ne Moske duket shume me komplekse sesa mund te konsideroje urtesia tradicionale. Ka qene gjithmone e paqarte perse, Putin, nese objektivi i tij kryesor ishte te mbante pushtetin, ne kulmin e popullaritetit te tij, c'ka do t’i lejonte atij te ndryshonte Kushtetuten per te zgjatur mandatin e tij, do te zgjidhte rrugen e komplikuar dhe te pasigurt, duke u bere Kryeminister.
Pershtypja ime eshte se ka nisur nje faze e re e politikes ruse. Percaktimi se Presidenti percakton politiken e jashtme dhe ate te sigurise, dhe Kryeministri implementon pjese te saj, eshte bere nje formule e zyrtareve ruse prej Medvedevit te Putin dhe me poshte. Nuk takova asnje rus ne qeveri apo jashte saj, qe te vinte ne dyshim se ishte duke u zhvilluar nje lloj rishperndarje e tille e pushtetit, ndonese ishin te pasigurt mbi perfundimin e saj.
Putin mbetet i fuqishem dhe me shume ndikim. Ka shume te ngjare qe ai i ka percaktuar vetvetes nje mbikeqyrje lidhur me performancen e pasardhesit te tij; eshte e mundur qe ai te mbaje te hapur opsionin e te qenit nje kandidat ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Cilido qofte rezultati perfundimtar, zgjedhja e presidentit shenoi nje tranzicion nga nje faze e konsolidimit te nje periudhe e modernizimit. Kompleksiteti gjithnje ne rritje i ekonomise ruse ka nxjerre nevojen per procedura te parashikueshme ligjore, ashtu sic eshte paralajmeruar tashme nga Medvedev. Funksionimi i qeverise ruse me dy qendra pushteti – te pakten fillimisht – ne retrospektive mundet te duket si fillimi i nje evolucioni drejt nje forme te kontrollit dhe balancave qe ka munguar me pare.
Cilat jane ndikimet per politiken e jashtme amerikane?
Gjate muajve te ardhshem, Rusia do te jete e interesuar per te zgjidhur menyren praktike te ndryshimit midis planifikimit dhe implementimit te politikes se sigurise kombetare. Do te ishte e mencur qe administrata Bush dhe fushatat presidenciale t’i jepnin Rusise nje fare hapesire per te zgjidhur keto rregullime, duke kufizuar komentet publike. Per sa i perket nje periudhe afatgjate, prej shembjes se Bashkimit Sovjetik, ne 1991, nje varg administratash amerikane kane vepruar sikur krijimi i demokracise ruse te ishte nje detyre themelore amerikane. Fjalimet qe denonconin mungesat ruse dhe gjestet e nxjerra prej perplasjeve per epersi te Luftes se Ftohte ishin perseritur shpesh.
Politika e nderhyrjes ne ate qe ruset e konsiderojne si ndjenjen e tyre te vetedrejtimit sjell ne vetvete rreziku i kundervenies mes njera-tjetres te objektivave gjeopolitike dhe atyre morale. Padyshim qe ne Rusia ka grupe dhe individe te cilet shikojne nga Amerika per te pershpejtuar nje evolucion demokratik. Por pothuajse te gjithe vezhguesit bien dakord se shumica e ruseve e konsiderojne Ameriken si mendjemadhe dhe te vendosur per te penguar rigjenerimin e Rusise. Nje mjedis i tille ka me shume te ngjare qe te inkurajoje nje pergjigje nacionaliste dhe konfrontuese sesa nje evolucion demokratik.
Do te ishte nje mekat nese do te mbizoteronte kjo gjendje shpirterore sepse, ne shume drejtime, ne jemi duke perjetuar nje prej periudhave me premtuese ne historine ruse. Ekspozimi ndaj shoqerive te hapura moderne dhe angazhimi me to eshte shume me i zgjatur dhe intensiv sesa ne cdo periudhe tjeter te historise ruse – madje pa marre parasysh masat represive te pasuksesshme. Ne mund te ndikojme te kjo me shume permes durimit dhe mirekuptimit historik sesa permes mosangazhimit fyes dhe paralajmerimeve publike.
Kjo eshte shume me e rendesishme mbi te gjitha per shkak se realitetet gjeopolitike ofrojne nje mundesi te jashtezakonshme per bashkepunim strategjik midis kundershtareve te meparshem te Luftes se Ftohte. Mes tyre, SHBA dhe Rusia kontrollojne 90% te armeve berthamore ne bote. Rusia perfshin masen me te madhe kontinentale te cdo vendi, duke u shtrire ne Evrope, Azi dhe Lindjen e Mesme. Perparimi drejt stabilitetit, ne lidhje me armet berthamore, ne Lindjen e Mesme dhe ne Iran, kerkon – ose do te jete lehtesuar shume nga – bashkepunimi ruso-amerikan.
Pavaresisht nga retorika konfrontuese, udheheqesit e Rusise jane te vetedijshem per kufizimet e tyre strategjike. Ne te vertete, une do ta karakterizoja politiken ruse nen Putinin si te orientuar drejt kerkimit te nje partneri strategjik te besueshem, me Ameriken si zgjedhjen e preferuar.
Retorika e trazuar ruse ne vitet e kaluara reflekton, pjeserisht, zhgenjimin nga indiferenca ne dukje e Amerikes ndaj ketij kerkimi. Dy zgjedhjet per Dumen dhe Presidentin pervec kesaj u kane dhene udheheqesve ruse nje nxitje per t'iu drejtuar ndjenjave te papermbajtshme nacionaliste pas nje dekade te perceptuar si poshteruese. Keto devijime nuk demtojne realitetin themelor. Tre ceshtje dominojne axhenden politike: siguria; Irani dhe marredheniet e Rusise me ish-vasalet e saj, vecanerisht Ukrainen.
Per shkak te epersise se tyre berthamore, Rusia dhe Amerika kane nje detyrim special per te udhehequr ne ceshtjet globale berthamore te tilla si perhapja e armeve berthamore. Kater pyetjeve u duhet dhene pergjigje per sa i perket kesaj: A jane dakord Rusia dhe Amerika mbi natyren e sfides te parashtruar nga sigurimi i armeve berthamore prej Iranit? A jane ato dakord mbi statusin e programit berthamor iranian? A jane dakord mbi diplomacine per te shmangur rrezikun? A jane dakord mbi ate se cfare masash duhet te ndermerren nese cfaredo diplomacie e adoptuar do te deshtoje perfundimisht?
Eshte pershtypja ime se nje konsensus i konsiderueshem eshte duke u shfaqur midis SHBA dhe Rusise per sa i perket dy pyetjeve te para. Per sa i perket te tjerave, te dyja palet duhet te kene parasysh se asnjera prej tyre nuk eshte ne gjendje te kaperceje kete sfide e vetme ose te pakten vetem me nje veshtiresi shume te madhe.
Ceshtja e marredhenieve me Ukrainen shkon ne zemer te perceptimeve te te dyja paleve mbi natyren e marredhenieve nderkombetare. Pavaresia e vertete per Ukrainen eshte esenciale per nje sistem paqesor nderkombetar dhe duhet te jete mbeshtetur ne menyre shume te qarte nga SHBA. Por levizja e sistemit perendimor te sigurise nga lumi Elbe duke iu afruar Moskes do te sjelle dobesimin e brendshem te Rusise duke shkaktuar ne kete menyre nje emocion rus qe do te pengoje zgjidhjen per te gjitha ceshtjet e tjera. Kjo duhet te mbahet ne tavoline pa detyruar qe kjo ceshtje te percaktoje mundesite e realizimit te perparimeve ne ceshtjet e tjera.
Deklarata e Socit e Presidenteve Bush dhe Putin ne muajin prill ka konturuar nje plan veprimi per nisjen e nje dialogu strategjik midis dy paleve. U mbetet administratave te reja ne Rusi dhe Amerike per t’i dhene ketij dialogu kontekstin operativ.
Marre nga: “The International Herald Tribune”