Korrik-shtator, rriten kostot e prodhimit
Kostot ne prodhimin vendas jane rritur. Kjo eshte reflektuar ne indeksin e cmimeve te prodhimit qe publikoi dje INSTAT. Keshtu, ne tremujorin e trete te vitit 2007, indeksi i cmimeve te prodhimit arriti 104,3 per qind, duke shenuar nje rritje prej 0,5 per qind kundrejt tremujorit te meparshem, bene te ditur burime te Institutit te Statistikave. Sipas ketyre burimeve, indeksi i Cmimeve te Prodhimit ne degen "Industri Perpunuese" shenoi rritje prej 0,5 per qind. Kjo industri ka dhe ndikimin me te madh ne kete indeks me 62,3 per qind. Brenda kesaj dege, rritja me e madhe prej 4,2 per qind, verehet ne nendegen "Industria tekstile dhe e veshjeve". Indeksi ne nendegen "Industri ushqimore" shenoi nje rritje me 2,9 per qind. Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne aktivitetin "Industria e produkteve ushqimore dhe pije" me 3 per qind. Indeksi ne degen "Prodhimi, shperndarja e energjise elektrike, e gazit dhe e ujit" shenoi nje rritje prej 0,8 per qind. Brenda kesaj dege mund te permendim rritjen e indeksit ne nendegen "Depozitimi, trajtimi dhe shperndarja e ujit" me 6,1 per qind. Indeksi i cmimeve te prodhimit te produkteve per tregun vendas arriti 104,3 per qind, duke shenuar nje rritje prej 0,4 per qind kundrejt tremujorit te meparshem. Indeksi i cmimeve te prodhimit te produkteve per eksport arriti 104,3 per qind, duke shenuar nje ulje prej 1,4 per qind kundrejt tremujorit te meparshem, bene te ditur burime te INSTAT.