Biznesi, pagesa e taksave edhe me poste
Biznesi mund te paguaje detyrimet ndaj shtetit edhe nepermjet zyrave te postes. Sherbimi me i ri ndaj tyre nga Posta u mundesua dje pas nje marreveshje qe drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve, Gerta Picari, nenshkroi me drejtorin e Postes Shqiptare, Arqile Gorea. Pas nenshkrimit te ketij memorandumi, biznesi do te kete tre menyra per t'u njohur dhe paguar detyrimet qe ka, nepermjet pageses online, prane degeve te Tatimeve ne rreth, si dhe Postes Shqiptare. Prej kohesh, per subjektet e TVSH-se, te regjistruar prane Deges se Tatimeve Tirane, mundesohet shkarkimi i formulareve te deklarimit dhe pageses se TVSH-se, TAP dhe Sigurimeve shoqerore e shendetesore.
Sipas Picarit, memorandumi i bashkepunimit konsiston ne krijimin e lehtesive per biznesin shqiptar. Ne baze te ketij memorandumi, nepermjet Postes Shqiptare do te behet e mundur shperndarja e formulareve neper rrethe per biznesin, per pagimin e cdo lloj detyrimi tatimor. "Ne kete menyre biznesi do te mund te kete formularet per pagimin e detyrimeve qe ne fillim te muajit ne adresat e parashkruara dhe ne rast te mosmarrjes se formularit ai mund te terheqe ate prane degeve te Postes ne rrethe", u shpreh Picari.
Ne kete menyre, numri i punonjesve te administrates eshte reduktuar dhe riskematizuar, per te thjeshtuar procedurat e administrimit dhe te mbledhjes se tatimeve. Picari tha se, synimi eshte qe ne nje te ardhme jo te larget te gjithe pagesat me deklarim te behen "online", duke iu shmangur burokracive administrative dhe duke reduktuar ndjeshem kohen e biznesit.