Gjirokaster-Sarande, kapen 300 kg hashash Lazarati, destinacion Greqia
GJIROKASTER- Lazarati ne "shtetrrethim", shkon ne rreth nje ton hashashi i sekuestruar ne tre operacione te rrufeshme te policise se Gjirokastres dhe Sarandes brenda nje jave. Bllokohen 300 kg kanabis sativa ne aksin rrugor Gjirokaster-Sarande, ne Qafen e Muzines, ndersa ndalohet drejtuesi i mjetit qe po e transportonte me destinacion Greqine. Operacioni eshte koduar "Pertej Kufijve" dhe eshte ndjekur nga Sektori i Antidroges ne Gjirokaster, ne bashkepunim me policine e qarkullimit ne Sarande. Emri i te ndaluarit nuk u publikua per arsye te hetimeve qe vazhdojne, per te zbuluar edhe organizatoret e trafikut. Por burime zyrtare thane se mjeti i bllokuar me te cilin transportohej droga ishte i tipit "Chevrolet" dhe ne xhamin e perparme eshte gjetur nje tabele me shenimin "Drejtoria e Shendetit Publik Gjirokaster". Nuk sqarohet nese mjeti i perkiste vertet ketij institucioni apo i arrestuari te jete shofer apo punonjes ne te, por behet me dije se droga e sekuestruar pas peshimit rezultoi ne 300 kg. Agjentet kishin mbajtur nen survejim te dyshuarin dhe pasi me mjetin e tij ka dale nga fshati Lazarat e kane ndjekur nga pas ne rrugen nacionale deri ne ngritjen e postbllokut ne Qafen e Muzines, vend i preferuar per aksione policore. Gjate operacionit shoferi nuk ka bere rezistence, kurse narkotiku ishte futur ne canta sportive dhe pako nje kilogramesh. Nje jave me pare u kap kengetari Niko Fuqi, nga Gjirokastra, i njohur me emrin e artistit "Papa Joe", qe transportonte 370 kg marihuane Lazarati me nje furgon tip frigorifer dhe kater dite me pas nje 42 vjecar ne aksin Muzine-Delvine dhe ne mjetin e tij "Mitsubishi" u gjeten 170 kg marihuane e blere ne Lazarat.