E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i Shkodres, Luka me zv.presidentin e PE, Pittella

Kryebashkiaku i Shkodres, Lorenc Luka ka takuar ne zyrat e Parlamentit Evropian ne Bruksel Zevendespresidentin e pare te Parlamentit Evropian, Gianni Pittella. Takimi qe ishte shume konstruktiv, i ka lejuar Kryetarin te Bashkise Shkoder, te vere ne dukje gjendjen e tanishme ne Rajonin e Ballkanit dhe ne vecanti te Shqiperise ne nje kornize te pergjithshme te marredhenieve mes BE dhe nje vendi qe eshte duke u pergatitur per kandidaturen e anetaresimit ne procesin e integrimit me BE. Ne vecanti, kryebashkiaku Luka theksoi rendesine e politikave, te rezultateve dhe reformave konkrete te decentralizimit te ndermarra nga Qeveria drejt pushtetit lokal duke u dhene atyre gjithe aftesite e nevojshme qe kane sherbyer per te permiresuar dhe rritur cilesine e jetes se qytetareve shqiptare. "Ky proces i decentralizimit, si shtylle thelbesore e nje sistemi dhe e nje shoqerie demokratike per nje shtet i cili kaloi nje periudhe te centralizimit ekstrem perforcon dita dites demokracine", deklaroi Luka. Perseri theksoi ai, se "perspektiva e anetaresimit te Shqiperise ne BE tashme duhet konsideruar nje realitet i prekshem prandaj cdo dite ne presim te marrim statusin e kandidatit, kjo para se gjithash per punen e bere nga Qeveria Shqiptare, Parlamenti dhe autoritetet lokale". Zv Presidenti Pittella konfirmoi gatishmerine e BE per te mbajtur lart vemendjen drejt rajonit te Ballkanit dhe theksoi rendesine e shtytjes nga ana e autoriteteve lokale shqiptare drejt skemave komunitare, ky proces, tha ai, me siguri mund te pershpejtoje procedurat e kandidimit dhe integrimit ne BE. Kryebashkiaku Luka ka ftuar personalisht Zv Presidentin z.Pittella te udhetoje per te Shkodres ne muajt e ardhshem, ftese qe ai e priti me kenaqesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›