E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmenet e plagosur, hetohet konflikti

Librazhd- Cifti i dhunuar mbremjen e se enjtes, ne banesen e tyre ne Perrenjas njihen si biznesmene, kurse Policia e Elbasanit po heton pervec pistes se grabitjes me maska, edhe te nje konflikti me persona dhe hakmarrjes, per motive ende te paqarta. Kane mbetur mister shkaqet e ngjarjes se dhunshme qe tronditi qytezen, kurse A. Rr, 49 vjec dhe bashkeshortja e tij, L. D., 46 vjece jane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku po mjekohen dhe kane plage te renda ne koke dhe trup te shkaktuara nga qyta e nje arme, qe dyshohet te jete automatike. Policia vendore ka kryer disa shoqerime te te dyshuarve, por autori ka diktuar sirenat e policise dhe ka braktisur kapucin, jelekun dhe nje sasi fishekesh, kurse arma nuk eshte gjetur ende. Burime zyrtare nga grupi hetimor thane se duke pasur parasysh faktin, se nuk konfirmohet grabitja e parave, po hetohet edhe ne nje piste te dyte si ai i konflikteve banale apo per motive te dobeta. Cifti i biznesmeneve ka qene ne banese kur rreth ores 21:00 jane sulmuar nga nje person i maskuar dhe i armatosur, qe kishte hyre ne shtepi pa demtuar deren apo dritaret. Keto detaje kane ngritur dyshime tek grupi hetimor per rrethanat e krimit qe mbeten te paqarta. Thirrjet per ndihme dhe zhurma ka shqetesuar komshinjte, qe njoftuan policine lokale dhe forca te shumta zbarkuan ne lagjen ku ndodhi krimi.

"Nga veprimet e para procedurale u konstatua se persona te paidentifikuar, te armatosur me automatik, si dhe te maskuar, i kane goditur ne pjese te ndryshme te trupit bashkeshortet per motive ende te paqarta", njoftoi dje zedhenesja e Policise se Elbasanit. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes, rezultoi se ne banese nuk ka pasur demtime apo thyerje te deres kryesore, por ne ambientet e brendshme te saj u gjenden dhe fiksuan ne cilesine e proves materiale nje kapuc me dy vrima, nje kreher automatiku me tre fisheke, ndersa ne njeren nga dhomat, ne kuzhine, u gjenden 11 cope fisheke model 56, si dhe dy gezhoja automatiku, nje thike, 113 mije leke ne xhepin e brendshem te nje jeleku te lene nga autori i ngjarjes. Ne cilesine e proves materiale ne vendngjarje u gjenden dhe fiksuan 2 CD dhe tre telefona celular, ku ka pasur gjurme te shumta gishterinjsh. Ekspertet thane se kane marre si kampione gjurme gjaku, fije flokesh dhe gjurme gishterinjsh qe do te cojne tek autoret e dyshuar te krimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›