E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa ne krize, ther me thike gruan

Shkoder- Ther gruan tek shtepia e prinderve, dyshohet se shkak jane bere grindjet mes ciftit dhe pragdivorci. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne fshatin Golem te Shkodres, kur sherbimi spitalor njoftoi dhe policine vendore per gruan e plagosur me arme te ftohta. Policia identifikoi si autor te plagosjes se L. Kalaja, burrin e saj Shemsi Kalaja, 50-vjec, i cili u shpall ne kerkim.

Gruaja 46 vjecare mesohet se prej disa ditesh jetonte ne shtepine e prinderve te saj, ne fshatin Golem te Shkodres. Diten e djeshme 50-vjecari eshte ngritur nga qyteti per t'i bere vizite bashkeshortes dhe gjate sherrit e ka sulmuar me nje thike qe mbante ne brez. Ngjarja ka terrorizuar familjaret e te demtuares, qe te frikesuar kerkuan ndihmen e policise vendore. Po keshtu kane derguar me urgjence ne spital te plagosuren, qe kishte marre demtime ne pjesen e barkut. Pas krimit 50-vjecari i dyshuar, Shemsi Kalaja eshte arratisur per t'i shpetuar arrestimit. Nje grup hetimor ka shkuar ne banesen e prinderve te te plagosures dhe ka marre deshmite e rastit. Sipas burimeve nga policia, cifti ishte ne prag te divorcit dhe ky mendohet te jete motivi i sulmit me thike. Bashkeshortet prej disa muajsh kishin mosmarreveshje ne familje, per shkaqe te ndryshme qe ende mbeten mister dhe grindjet kane degjeneruar deri ne plagosje me arme te ftohta.

Policia e Shkodres shpalli ne kerkim 50-vjecarin Shemsi Kalaja, nen akuzen e "plagosjes se rende me dashje" dhe "mbajtje te armeve te ftohta pa leje". Emri dhe fotografia e tij eshte shperndare ne pikat kufitare te vendit dhe te gjitha komisariatet. Kontrolle jane kryer ne banesen e ciftit dhe te afermit e te dyshuarit, por deri dje ne mbremje nuk eshte bere e mundur gjetja dhe arrestimi i tij. Mjeket thane se 46-vjecarja i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor pritet te marre edhe deshmine e saj per te zbardhur motivet dhe rrethanat e plota te krimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›