E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkozet, bazë tjetër armatimi

Rreth 1800 tonë municione të bllokuara vjet në Turqi dhe që krijuan konfliktin me Azerbajxhanin, mbahen në periferi të Durrësit. Si eshte shnderruar Shqiperia ne nje magazine armesh qe furnizon konfliktet

DURRËS - Afro 1800 tonë municione gjenden në Shkozet të Durrësit në një repart ushtarak, të vendosura aty që në vitin 2007. Bëhet fjalë për municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshme që u vendosën në repartin ushtarak pas bllokimit të tyre në korrik të vitit të kaluar. Municionet e mësipërme janë pjesë e armëve që u bllokuan gjatë rrugës për shitje në Armeni, por që nuk u lejuan të kalonin transit përmes Turqisë, duke u bllokuar nga dogana tokësore e Stambollit. Municionet në fjalë u kthyen mbrapsht nga “Meico”, pas “sherrit” që plasi midis Azerbajxhanit dhe vendit tonë, i cili akuzoi Shqipërinë se po i shiste armë dhe municione një vendi që ishte në konflikt me të, Armenisë. Në repartin ushtarak të Shkozetit gjenden në kontenierë dhe streha metalike municione dhe predha të kalibrave të ndryshëm. Burime të besuara bëjnë të ditura se aty ka predha 75 mm të topave me zmbrapsje tip depërtues dhe fragmentare, predha për top 76 mm fushor, predha top 100 mm bregdetar dhe tankist, predha top obuz 122 mm dhe predha top 130 mm e tërhequr me autotraktorë. Nuk dihet me saktësi nëse ka akoma predha reaktive të padrejtuara të prodhimit kinez S-5-1 dhe të prodhimit kinez të vitit 1968, model S52. Burime të besuara kanë bërë të ditur se gjendja e municioneve në fjalë nuk është në formën optimale, ndërkohë që mbajtja e tyre në kontenierë është e palejueshme. Për ekzistencën e kësaj sasie municioni janë vënë në dijeni kohët e fundit edhe struktura të pushtetit lokal në Durrës, por nuk dihet nëse ky repart është inspektuar apo jo nga këta të fundit. Bllokimi i kësaj sasie municioni që shkonte drejt Armenisë, bëri që të shkaktohet një incident diplomatik midis dy vendeve, Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, aq sa për këtë shkak “gojët e liga” thonë se Azerbajxhani si vend që bën pjesë në Konferencën Islamike, nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës. Pas bllokimit të sasisë së municioneve në Turqi dhe acarimit të “gjakrave” mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanin, u nevojit ndërhyrja e ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Bashës, i cili deklaroi në atë kohë se Shqipëria nuk do të shesë armë tek Armenia. Deklarimi i Bashës është bërë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Azerbajxhanit, më 31 korrik 2007. Teksti në origjinal “Açording to the Press Service of the Azerbaijani Minister of Foreign Affairs, on the initiative of the Albanian Minister of Foreign Affairs, Lulzim Basha, a telephone conversation took place with the Azerbaijani Minister of Foreign Affairs, Elmar Mammedyarov on July 31. During the conversation, the Albanian Minister assured his colleague that the Albanian government hadn't given its agreement to “Meico” on the sale of the armament to Armenia. Lulzim Basha said, that “the contract on the armament delivery is canceled and no other deliveries will be made  to Armenia”, writes the Azeri press. A. K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›