E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkresa; Gjykata e Tiranës, ankesë për avokatët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë



Pas Gjykatës për Krime të Rënda, shkresat e të cilave nuk mungojnë asnjë ditë të javës në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe në Ministrinë e Drejtësisë, tashmë ka reaguar edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo ngre shqetësimin për shtyrjen e seancave gjyqësore për shkak të mungesës së avokatëve. Nisur edhe nga shtyrjet e shpeshta të çështjes “Gërdeci”, kjo gjykatë e cilëson si pjesë të plotësimit të saj ligjor për të garantuar një gjykim të drejtë e transparent këtë kërkesë. Ndërkohë, kjo gjykatë përmes një shkrese zyrtare i bën thirrje Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në bazë të ligjit të avokatisë, që të marrë masat që konsiderohen të nevojshme ndaj anëtarëve të saj për të shmangur mungesat e avokatëve në proceset gjyqësore. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një ndër rastet me shtyrjen më të përsëritur të avokatëve gjatë seancës ka qenë edhe ajo e çështjes “Gërdeci”. Për të disatën herë radhazi procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të kësaj çështjeje nuk ka mundur të nisë për shkak të mungesës së avokatëve, duke e shtyrë këtë çështje pafundësisht. “Ndaj kërkojmë edhe njëherë ndërhyrjen e Dhomës Kombëtare të Avokatëve për marrjen e masave të menjëhershme, me masa konkrete ndaj avokatëve, të cilët janë kthyer në shkakun kryesor të shtyrjeve apo pengimit të zhvillimit të seancave gjyqësore”, - përfundon reagimi zyrtar i gjykatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›