E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 14 vjetësh; Familja e Remzi Hoxhës, protestë para Krimeve të Rënda



Në ditën kur gjykata cakton përherë gjyqin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, vetëm gjysmë ore para, familja e tij 14 vjet pas zhdukjes do të organizojë sot një protestë paqësore para Gjykatës së Krimeve të Rënda. I zhdukur më 21 tetor të vitit 1995 në Tiranë, familja deklaron se do ta organizojë këtë protestë në shenjë revolte ndaj moszbardhjes së rastit të kësaj zhdukjeje edhe pas 14 vitesh. Sipas familjarëve, më 21 tetor 1995 në qendër të Tiranës, nga pjesëtarë të SHIK-ut është marrë Remzi Hoxha, i cili deri tani nuk është gjetur kurrë dhe nuk dihen hollësi të tjera për fatin e tij. Duhet cekur se ky rast ka përmasa ndërkombëtare duke qenë se Remzi Hoxha është shqiptar i lindur në Shkup të Maqedonisë, ka jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe është zhdukur në Shqipëri. “Deri në vitin 200, të gjitha strukturat shtetërore të Shqipërisë e mohuan involvimin e pjesëtarëve të SHIK-ut në këtë rast. Me insistimin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë, pasi u zbuluan provat mbi përkatësinë e veturës (targa e veturës që është parë duke e marrë Remzi Hoxhën), është hapur procedurë penale kundër tre pjesëtarëve të SHIK-ut, të cilët në vitin 2003 me urdhër të prokurorisë u paraburgosën. Pas qëndrimit në paraburgim, prej 8 deri 9 muajsh, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Theodhori Sollaku, në kundërshtim me ligjin, urdhëroi lirimin e tyre, duke e arsyetuar në ligjin mbi amnistinë për ngjarjet e vitit 1997, të cilat Shqipërisë i sollën gjakderdhje të mëdha. Prokurori publik hoqi dorë nga ndjekja penale dhe për të mbuluar këtë skandal juridik, prokurori Sollaku lëndën e dërgoi në polici për, kinse, hetime të mëtutjeshme”, - shprehen familjarët e Remzi Hoxhës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›