E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimi i Sokol Balles Islami Shpifje e nje frikacaku medioker te paguar nga Rama do ta padis

Pas nje shkrimi me shume se kritik te gazetarit Sokol Balla ne te perditshmen Mapo ndaj deputetit socialist Kastriot Islami i njohur se bashku me disa kolege te tij per qendrime te ndryshme me kryesocialistit Rama dje sekretari aktual per ceshtjet zgjedhore reagoi duke e cilesuar komentin si te shkruar nga nje frikacak medioker i paguar nga lideri i opozites. Per Islamin termat e perdorur ne shkrimin e publikuar diten e djeshme jane terma rrugacerie dhe perverse. Kam hezituar gjate te gjithe dites se sotme per te reaguar ndaj nje sulmi te orientuar dhe te sponsorizuar nga Rama permes Sokol Balles te bere publik me nje shkrim te tij ne gazeten Mapo. Me rezulton se ai shkrim perben nje shpifje te ndyre nje diversion per te gjithe ata qe mendojne ndershmerisht ndryshe dhe nje kercenim. Po ne nje menyre mjerane tinezare dhe frikacake. Flet pa emer dhe me nenkuptime flet me terma rrugacesh dhe perversitet teresisht nga pozitat e nje frikacaku medioker per te mos thene injorant te vene ne sherbim te Rames i cili duhet te distancohet publikisht nese kerkon te pastrohet nga ky vleresim. Sokol Balla meriton te klasifikohet ne te njejtin menyre sic nje diplomat stigmatizonte disa gazetare te paguar per te sulmuar pa argumente SHBA si nje pjesetare i nje celule terroriste kunder mendimit te lire - u shpreh deputeti socialist ne rrjetin social Facebook. Me tej ne deklaraten e tij publike Islami beri te ditur edhe menyren e reagimit qe ai do te zgjedhe ndaj shkrimit te gazetarit Sokol Balla. Reagimi im i qete eshte shume i thjeshte per shpifjen ne ditet ne vijim do te ngre nje padi ose per te nxjerre ne drite te diellit se Sokol Balla nuk ka guximin ti thote haptas te gjithe shpifjet dhe sajesat ose nese i thote haptas te marre denimin e merituar - theksoi ai. Po ashtu ne kete reagim deputeti socialist nuk nguroi te shprehte edhe arsyet e mundshme sipas tij qe qendrojne pas shkrimeve te gazetarit Balla. Per sa i perket bashkimit dhe afrimit te pashembullt ne PS dhe largimit tim qe e ka ne goje prej disa kohesh te pershkuar me terma qesharake e vulgare Sokol Balla ne shkrimin e tij nuk do te bente keq te shtonte se afrimi spektakolar ne PS do te ndodhe kur e shoqja e tij do te caktohet ne postin e administratores apo ne nje post te ngjashem ne hierarkine e larte ne PS keto jane fjalet qe jane perhapur ne PS vertetesia e te cilave do te provohet ne ditet ne vijim para se shqetesohet per fatin tim apo te beje diversion midis meje dhe kolegeve te mi Blushi Bello Malaj apo edhe Harasani - nenvizoi Islami. Pas shkrimit te publikuar dje nga gazetari Sokol Balla me titull Per nje kace me shume ne te cilin kritikohej duke shkuar deri ne akuza deputeti socialist Kastriot Islami ky i fundit reagoi dje publikisht duke e cilesuar komentin si te shkruar nga nje gazetar frikacak medioker te paguar nga kryesocialisti Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›