E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi E pakuptimte mungesa e votave per ligjet me 3/5

Mungesa e votave te opozites per ligjet me 3/5 konsiderohet si nje sjellje e pakuptimte per Presidentin Bamir Topi. Gjate nje vizite ne Pogradec ai ka deklaruar se miratimi i ligjit per Gjykaten Administrative apo zgjedhja e Avokatit te Popullit jane ceshtje qe kerkojne zgjidhje. Une e quaj te pakuptimte qe te mos zgjidhen disa institucione sic eshte ai i Avokatit te Popullit dhe zgjedhja e Gjykates Administrative apo ceshtje te tjera qe kane te bejne me reformen ne drejtesi ku nje pjese e ligjeve kerkon 3/5 - deklaroi Topi. Me tej ai shprehu besimin se klima politike ne vend po ndryshon pozitivisht ne pritje te nje dialogu mes paleve. Te fillojne dialogun te fillojne komunikimin. Klasa politike duhet ta rifitoje koshiencen. Te shpikesh modele qe nuk jane modele te Evropes Perendimore do te thote qe te mos kesh koshiencen per te shkuar ne Evrope. Gjerat jane me te thjeshta sec duken une besoj qe jemi afer nje mundesie zgjidhjeje te krizes se besimit qe ekziston midis partive. Ka nje lloj shprese qe gjerat te fillojne te funksionojne te fillojne te punojne se bashke ne parlament - deklaroi Presidenti. Keto deklarata Presidenti Topi i beri nga Pogradeci ku mori pjese ne 20-vjetorin e krijimit te fondacionit Nehemia i cili gjate ketyre dy dekadave ka ofruar sherbime ne arsim dhe mireqenie sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›