Hapja e dosjeve CDU dhe PPE pro ligjit te lustracionit
Gjermania mbeshtet miratimin e ligjit per lustracionin ne Shqiperi. Arnold Vaatz ne pozicionin e zevendeskryetarit te Grupit Parlamentar CDU ne Bundestag garantoi mbeshtetje te plote per miratimin dhe aplikimin e ligjit te lustracionit ne Shqiperi duke ofruar njekohesisht edhe eksperiencen pervojen dhe mbeshtetjen e CDU-se dhe PPE-se ku CDU-ja eshte nje nder anetaret me me autoritet. Deklarata e tij u be gjate takimit qe ai zhvilloi ne Berlin me ish-zevendespresidentin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe ish-deputetin e Kuvendit te Shqiperise Aleksander Biberaj. Hapja e dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit dhe te bashkepunetoreve te tij eshte nje detyrim politik dhe moral i klases politike shqiptare jo vetem ndaj shoqerise shqiptare dhe historise por edhe ndaj shtreses se ish-te persekutuarve politike te cilet vuajten per dekada me radhe tmerrin e diktatures me te eger komuniste ne Evrope - tha Biberaj gjate ketij takimi. Ish-ligjvenesi demokrat shtoi se nepermjet transparences te se kaluares krijohen kushte per tu shkeputur nje here e mire nga kjo e kaluar e erret me synim ecjen perpara te shoqerise dhe mbylljen graduale te kesaj historie nepermjet transparences se plote.