Shkriminalizimi i administratës, detyrim më shumë se politik
Dëgjova me interes mbi letrën që Kryetarja e Parlamentit shqiptar i kishte dërguar Komisionit të Ligjeve për shqyrtimin me përparësi të ligjit për “Pastërtinë e figurës së nëpunësit të lartë”. Detyrimi ligjor që rrjedh nga rezoluta e Këshillit të Evropës mbi dënimet e krimeve të komunizmit në Shqipëri duket se po merr udhë. Ky veprim politik është një detyrim moral që mazhoranca e sotme ka ndaj të përndjekurve politikë. Ky ligj është një detyrim i madh që politika shqiptare ka ndaj 4550 të pushkatuarve, 14 911 të burgosurve politikë dhe rreth 20 500 të internuarve. Për çdo të pushkatuar në sistemin komunist ka pasur një grup hetimor, ka pasur të paktën një prokuror dhe trup gjykues, të cilët kanë dënuar në emër të partisë shtet. Këtyre njerëzve që kanë ushtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm, nuk u ka hyrë asnjë ferrë në këmbë, madje krekosen për profesionalizmin dhe përvojën e tyre nëpër gjykata, prokurori, madje deri në Gjykatën Kushtetuese. Ja çfarë nënshkruante hetuesi Naum Bezhani mbi metodat e hetimit të burgosurve politik.
Janë përdorur këto lloj torturash: Jeleku, kamxhiku dhe druri, të lënit pa bukë dhe pa ujë për ditë të tëra, elektroshoku, thyerja e kockave dhe ndukja e mishit, kripa në gojë dhe më e rënda, tortura morale për familjen ( shih Antologjia e krimit komunist). Mos e dhëntë Zoti që Naumi dhe shokët e tij të jenë sot në organet drejtuese të drejtësisë shqiptare.
Unë personalisht, jam i bindur se persekutorët e djeshëm, hetuesit, prokurorët, gjykatësit, ata njerëzit që kanë marrë pjesë direkt në gjenocidin politik të ushtuar në emër të diktaturës, nuk duhet të punojnë në drejtësinë shqiptare. Nuk ka asnjë të drejtë morale prokurori që akuzonte në emër të partisë, qytetarin e zonës sime se kishte thënë që Enver Hoxha ishte i lodhur të jetë sot gjyqtar, jo madje të promovohet në drejtim. Shqipëria e ka vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian me një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që në fund të viteve ‘80 ka dënuar me vdekje për fjalën e lirë.
Çfarë kushtetutshmërie mund të mbrojë ai që ka dënuar me vdekje pikërisht për këto parime që mbron dhe shpreh sot Kushtetuta jonë.
Një orë e më parë duhet të largohen nga politika edhe ata drejtues të lartë te ish-diktaturës komuniste, atë të cilët në momentin e shpirtdhënies së saj, u munduan që me gjakun e ri të tyre ta ngrinin në këmbë atë. Me ligjin që do të miratohet në Parlament nuk hakmerremi për vuajtjet që persekutorët kanë shkaktuar, thjesht po largohen nga privilegjet e pamerituara të sistemit demokratik, që e kanë urryer me gjithë forcën e shpirtit. Ndërsa për sa u përket fatkeqëve, “bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit”, duhet që ata me ligj të ndalohen që të jenë deputetë, të zgjedhur lokalë, gjyqtarë, prokurorë dhe në organet e tjera kushtetuese. T’i lemë në harresë spiunët e kooperativave të radhës së qumështit, spiunët e studentëve, të cilët me paditjet e tyre nuk kanë qenë të zotët që të ngjisin shkallët e karrierës.
Por, të hapen dosjet e administratës së lartë shtetërore, madje këta spiunë të gjetur të vlerësohen mbi bazën e kontributit të tyre për burgosjen, vrasjen, internimin, shkatërrimin e viktimave të tyre.
Kjo është e domosdoshme për të vërtetën:
Së pari, populli shqiptar ka të drejtë që të drejtohet nga njerëz të ndershëm dhe me një të kaluar të pastër.
Së dyti, ne që besojmë në moralitetin tonë kemi gjithë të drejtën e Zotit të dimë se kë kemi në krah, kë kemi përballë dhe me kë bëjmë politikë.
Së treti, mendoj se është më mirë edhe për ata (spiunët) të cilët rrinë çdo ditë me frikë në zemër për dekonspirimin e tyre, qe t’u hiqet mundësia e keqpërdorjes tek “prurësi më i parë”. N.q.s. fatkeqësisht, dosjet e disa njerëzve të pushtetshëm janë zhdukur, siç kam dëgjuar nga një ish-ministër punist, por kanë mbetur disa regjistra dhe kartela ku janë të shënuara pseudonimet, parullat e tyre, këta regjistra të bëhen publikë dhe pastaj publiku dhe viktimat e tyre të gjykojnë për shkallën e dëmit të shkaktuar nga ata. Siç ka deklaruar një shkrimtar i shquar, nuk është gëzim i madh që të hapen dosjet dhe të dalin në shesh disa spiunë të sigurimit që janë fshehur mirë për kaq vjet, por ky veprim politik është një ngushëllim për pushkatimet, dënimet dhe internimet e mijëra shqiptarëve.