“Aleksandër Moisiu, mes Triestes dhe Durrësit”
Një botim i ri me të dhëna të panjohura, të reja, për aktorin shqiptar Aleksandër Moisiun do të prezantohet sot në Durrës. “Aleksandër Moisiu mes Triestes dhe Durrësit”, me autor dr. Sali Hidri, është një botim që përfshin gati dhjetë vite punë hulumtuese, duke e përfshirë këtë autoritet të artit në kolanën monografike të disa personaliteteve të Durrësit. Eksperienca shumëvjeçare si drejtues i rrjetit muzeal në qytetin e tij të lindjes, me seli në Shtëpinë Muzeu “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Hidri sjell prej 26 vjetësh hulumtimi në arkivat e Muzeut “Carl Schmidl” të Triestes, konsultimi me literaturën e gjerë mbi figurën e aktorit me origjinë shqiptare, nga ana e babait, nxorën në dritë këtë vepër dinjitoze. Autori ka gjetur zgjedhjen më të arrirë, më të veçantë, duke e kundruar, vëzhguar, studiuar personalitetin e Aleksandër Moisiut, nëpërmjet letrave që ai u dërgon babit, që aq natyrshëm na e sjell autori para nesh...
Një nga recezentët e librit, shkruan kështu: “Parashtrimi i fakteve, i dokumenteve historik e biografik, i letrave që ka mundur të zbulojë, analiza e thellë dhe hulumtime në jetën dhe biografinë e aktorit të madh, i kanë dhënë kësaj vepre të çmuar një fytyrë krejtësisht të vetën. Ajo na shfaqet e freskët dhe joshëse”. Kurse redaktori nënvizon edhe një dukuri tjetër të autorit të librit, ku nënvizon se: “Në këto faqe, Sali Hidri nuk është vetëm historian, por edhe shkrimtar. Një ndjenjë e ëmbël, një stil i qartë e i rrjedhshëm ndjehet në rreshta... Kur e lexon këtë libër ngazëllehesh dhe ke dëshirë që ta rilexosh përsëri”.
Libri shoqërohet dhe me CD, me recitime në gjermanisht të Aleksandër Moisiut, fragmente të kryeveprave të literaturës botërore..
Arkeologët iu kthehen ilirëve të Lezhës
Qyteti i Lezhës, një vendbanim ilir në Veri të vendit, do të jetë në qendër të një ekspedite arkeologjike pesë javore, një projekt i përbashkët mes Institutit Arkeologjik në Tiranë dhe atij në Berlin që ka nisur nga viti 2006.
Arkeologu i Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, Gëzim Hoxha, njëkohësisht drejtor i këtij projekti, bëri të ditur se “përmes kësaj ekspedite që do të nisë në fillim të muajit gusht, synojmë të ndjekim transformimin e qyteti nga periudha helenistike deri në antikitetin e vonë”. Projekti i gërmimeve arkeologjike në qytetin e Lezhës ka nisur në vitin 2006, dhe sipas arkeologut Hoxha rezultatet kanë qenë shpresëdhënëse. “Vitin e kaluar zbuluam një mozaik të shek II para Krishtit, me një mbishkrim”, - vijoi arkeologu. Arkeologët kanë konkluduar se Lezha është një vendbanim ilir. Fillimisht ishte Akrolisi në majën e Malit të Shelbumit, themeluar si fortifikim në shek. X p.e.r. Prej andej, në shekullin VI -V p.e.s. banorët u zhvendosën në kodrën e Kalasë dhe ngritën qytetin e Lisit, të cilin në shek IV p.e.s. e rrethuan, duke ndërtuar një mur mbrojtës (2 km e 600 m) me blloqe të mëdha gurësh të punuar.