Shkrimtari në dilemën e krijimit
Edhe shkrimtari provon dilema të ngjashme. Historia ka plot raste kur njerëzit kujtohen për një krijim të vetëm, si Homeri i botës antike apo At Pllumi mes shqiptarëve të kohës sonë. Shkrimtarë si Antonio Porchia, i njohur vetëm me një libër, “Voce”, prej jo më shumë se 100 faqesh, “vdesin” duke humbur mes reve të bardha të ndjenjës, mendimit, frymëzimit, e në dilemë. Të rrosh për me tregue apo të tregosh për me jetue, kjo është çështja, do të thoshte At Zef Pllumi me stil shekspirian. Njerëz të tillë presin lirinë, frymëzimin, krijojnë dhe shuhen. Po ashtu, ka krijues që njihen për vepra të shumta, si Shekspiri në letërsinë angleze apo Kadare në letrat shqipe sot. Edhe ata “jetojnë” mes reve të ndjenjës, mendimit, frymëzimit, por vendosin se ç’duhet të bëjnë, jetojnë. Për Shekspirin thonë se nuk është autor i shume prej dramave, por ai la mbi to emrin e vet.
Astrit LULUSHI (SHBA)
Çdo njeri krijon, por artisti, shkrimtari, poeti, shkencëtari, nuk mund të krijojë nëse mungon ndjenja, energjia, të cilat përbëjnë atë që quhet frymëzim. Nëse frymëzimi shihet si baticë e zbaticë tërhequr nga një forcë mistike, atëherë në nivel kryeveprash mund të ngrihen ato krijime që lindin kur autori rrethohet, ndikohet a pushtohet nga një dallgë ndjenjash apo frymë e brendshme.
Pa këtë frymëzim, pavarësisht se cilës fushe i përket, krijuesi e sheh veten në udhëkryq; shkrimtari pyet: të shkruaj për hir të profesionit apo të presë kohën e duhur, frymëzimin? Në raste të tilla, ai/ajo ndodhet në të njëjtën pozitë me atë të njeriut të etur e të uritur, kur përpara i vihet ushqimi dhe uji. Teorikisht, nëse shkalla e urisë është përsosmërisht e barabartë me shkallën e etjes, njeriu mund të vdesë ndërsa përpiqet të vendosë se çfarë duhet të bëjë më pare, të hajë apo të pijë. Kjo përbën prej shekujsh një prej paradokseve, që shkencëtarët e mendimit edhe sot përpiqen të zgjidhin.
Edhe shkrimtari provon dilema të ngjashme. Historia ka plot raste kur njerëzit kujtohen për një krijim të vetëm, si Homeri i botës antike apo At Pllumi mes shqiptarëve të kohës sonë. Shkrimtarë si Antonio Porchia, i njohur vetëm me një libër, “Voce”, prej jo më shumë se 100 faqesh, “vdesin” duke humbur mes reve të bardha të ndjenjës, mendimit, frymëzimit, e në dilemë. Të rrosh për me tregue apo të tregosh për me jetue, kjo është çështja, do të thoshte At Zef Pllumi me stil shekspirian. Njerëz të tillë presin lirinë, frymëzimin, krijojnë dhe shuhen.
Po ashtu, ka krijues që njihen për vepra të shumta, si Shekspiri në letërsinë angleze apo Kadare në letrat shqipe sot. Edhe ata “jetojnë” mes reve të ndjenjës, mendimit, frymëzimit, por vendosin se ç’duhet të bëjnë, jetojnë. Për Shekspirin thonë se nuk është autor i shume prej dramave, por ai la mbi to emrin e vet. Në kohën kur Shkespiri jetoi, njerëzit edhe mund të kenë debatuar rreth kësaj çështjeje, por koha është si gjykatësi që vendimin e shpall vetëm pasi njerëzit të kenë zbrazur sallën; Shekspiri, autor i padiskutueshëm, dihet se është vendimi.
Për Kadarenë shqiptarët bashkohen në mendim për nivelin e lartë artistik të veprave të tij. Vlerësim të tillë do ta ëndërronte çdo shkrimtar, sikur të mos endej mjegulla e diktaturës nën të cilën krijoi. Debati që i bën shqiptarët të ndahen është se kush përfitoi më shumë prej artit të Kadaresë, i shtypuri, tirani apo vetë shkrimtari. Ideja është se të tre përfituan, si në një kaledioskop, që duke e rrotulluar, secili mund të shohë anën që do: të vuajturit dritën, tiranët vetëshkëlqimin dhe autori udhën për të jetuar.
Megjithatë çështja, si në shumë raste, shndërrohet në “nyje gordiane” ku “shpata” rekomandohet si zgjidhja më e mire: nga arti i Kadaresë është kultura që përfitoi. Kjo të thuhet të paktën tani për tani, sepse koha është gjykatësi, dhe kur vendimi të jepet, asnjë prej të sotmëve nuk do të jetë më.
Monizmi si mentalitet
Për monizmin thuhet se tashmë i përket historisë, por ekzistenca e shtypit partiak dhe betejat e ashpra politike për pushtet me çdo kusht, deri në zvetënimin e kundërshtarit, lë të kuptohet se monizmi është mentalitet, më tepër sesa institucion. Sot në botën demokratike perëndimore, partitë politike nuk kanë organe shtypi - gazeta, radio a stacione televizive. Në këtë oaz mediatik ka gazeta që përkrahin të djathtët apo të majtët, që kundërshtojnë njërin krah ose tjetrin, ndërsa politikanët përpiqen të jenë miq të shtypit. Sepse, për të bërë të njohur programet e veta, partitë kanë veprimtarë dhe ekzistenca e gazetave partiake shihet si paradoks. Kanë kaluar ofro njëzet vjet nga rënia e komunizmit. Përmbysje e reforma të shumta kanë ndodhur, megjithëse organi i ish PPSH-së vazhdon të ekzistojë si gazetë e një prej partive kryesore të politikës shqiptare. Gjithashtu, po sipas meje, nuk mund të quhet gazetë Rilindja Demokratike, kur që të rilindësh duhet të kesh lindur dhe historikisht Shqipëria kurrë nuk pat njohur ndonjëherë demokraci. Paradoksi tjetër është se ndërsa çdo parti, në pushtet apo jo, zotohet për shtyp të lirë e të paanëshëm, ky shtyp nuk mund të jetë i tillë përderisa rivalizohet nga shtypi partiak. Të thuash se lufton për lirinë e shtypit dhe nga ana tjetër t'i kundërvihesh me njëanshmërinë tënde, do të thotë të shkatërrosh atë që je zotuar të mbrosh.
Për monizmin thuhet se tashmë i përket historisë, por ekzistenca e shtypit partiak dhe betejat e ashpra politike për pushtet me çdo kusht, deri në zvetënimin e kundërshtarit, lë të kuptohet se monizmi është mentalitet, më tepër sesa institucion.
Sot në botën demokratike perëndimore, partitë politike nuk kanë organe shtypi - gazeta, radio a stacione televizive. Në këtë oaz mediatik ka gazeta që përkrahin të djathtët apo të majtët, që kundërshtojnë njërin krah ose tjetrin, ndërsa politikanët përpiqen të jenë miq të shtypit. Sepse, për të bërë të njohur programet e veta, partitë kanë veprimtarë dhe ekzistenca e gazetave partiake shihet si paradoks.
Dëshira e papërmbajtur, padurimi për ta informuar publikun mbi sukseset vetjake janë njohur si karakteristikë e sunduesve më autokratë. Historikisht, kjo zë fill me Jul Çezarin më 59 p.e.s., kur ai filloi të nxirrte gazetën e përditëshme Acta Diurna – Ngjarje Ditore, ku zvillimet pasqyroheshin në mënyrë të njëanëshme.
Kjo e shtyu Senatin të botonte menjëherë gazetën e vet, Acta Senatus. Kështu mund të thuhet se këto dy organe përbëjnë edhe fillimet e para të Gazetave Zyrtare dhe Parlamentare.
Gazeta zyrtare mund të quhet deri diku gazetë e partisë në pushtet, sepse aty pasqyrohet puna për zbatimin e programit të saj, duke lënë jashtë ngarkesat ideologjike. Nga ana tjetër, partitë opozitare, që luajnë rolin e tyre nëpërmjet përfaqësuesve në parlament, shprehin qëndrimet e tyre, pro a kundër, nëpërmjet debateve dhe diskutimeve, që pasqyrohen me shkrim në aktet apo Fletoren e Parlamentit.
Gazetat e sotme partiake janë rrjedhojë e zhvillimeve historikisht të vonëshme. Më 1912, Lenini ishte një prej themeluesve të Pravdës, që do të bëhej më pas organ i partisë komuniste të BRSS-së. Sot Pravda është ndarë, një variant i saj botohet vetëm online. Në Shqipëri, gazeta Zëri i Popullit, titulli i traktit të parë të PKSH-së kundër pushtimit fashist dhe kundër atyre që nuk pajtoheshin me komunistët, më pas u bë organ i Partisë së Punës së Shqiqërise.
Kanë kaluar ofro njëzet vjet nga rënia e komunizmit. Përmbysje e reforma të shumta kanë ndodhur, megjithëse organi i ish PPSH-së vazhdon të ekzistojë si gazetë e një prej partive kryesore të politikës shqiptare. Gjithashtu, po sipas meje, nuk mund të quhet gazetë Rilindja Demokratike, kur që të rilindësh duhet të kesh lindur dhe historikisht Shqipëria kurrë nuk pat njohur ndonjëherë demokraci.
Paradoksi tjetër është se ndërsa çdo parti, në pushtet apo jo, zotohet për shtyp të lirë e të paanëshëm, ky shtyp nuk mund të jetë i tillë përderisa rivalizohet nga shtypi partiak. Të thuash se lufton për lirinë e shtypit dhe nga ana tjetër t'i kundërvihesh me njëanshmërinë tënde, do të thotë të shkatërrosh atë që je zotuar të mbrosh. Edhe diçka.Të mbash në qarkullim gazetën në një treg konkurues, nevojiten fonde të shumta. Me heqjen dorë nga gazetat vetjake, partitë jo vetëm do të çliroheshin nga barra financiare, por edhe do të ndihmonin për një klimë më të shëndetëshme të shtypit të lirë, siç parashikojnë programet e tyre.
Por vazhdimi i ekzistencës së shtypit partiak duket se është pasqyrim i mendësisë të së djeshmes, siç janë edhe shumë përvjetore, emra rrugësh e institucionesh që, qoftë dhe pa dashur, fyejnë e provokojnë disa dhe ndihmojnë të tjerët që të mos i humbasin shpresat, sepse edhe e shkuara mund të përsëritet.
13 Korrik 2009