E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te drejtat e njeriut nje realitet

Divorc Shqiptar i Adela Peeva hap sonte Festivalin e Filmit per te Drejtat e Njeriut. Edicioni i 5-te aplikon forumet ne burgun e sigurise se larte dhe me pakicat seksuale. Njohja e 120 nxenesve me aspekte te te drejtave te njeriut

Dokumentari Divorc Shqiptar 2007 66 min. i regjisores Adela Peeva hap sonte ora 19.00 Festivalin Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut qe mbahet deri me 10 tetor ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi.
Pas projeksionit regjisorja bullgare e cila ka mberritur dje ne Tirane do te ndaje me publikun pervojen personale te realizimit te filmit ne Shqiperi me personazhe shqiptare sepse eshte nje histori shqiptare e shkaktuar prej dhunes.
Peeva eshte terhequr nga historite e dashurive martesave te burrave shqiptare me gra te huaja kur ata studionin ne vendet e ish-Lindjes Komuniste. Behet fjale per vitin 1961 per kohen kur Shqiperia prishi marredheniet me Bashkimin Sovjetik dhe te huajat u akuzuan per spiunazh e u debuan per ne vendet e tyre. Ne kohen kur xhironte dokumentarin E kujt eshte kjo kenge regjisorja bullgare degjoi dhe njohu nga afer historite e disa shqiptareve nga Korca. Personazhet e saj jane kryesisht intelektuale profesioniste inxhiniere qe kane studiuar ne Rusi Bullgari Poloni etj.. Me kete histori regjisorja Adela Peeva ka fituar Prix Art me 2007 kur Akademia Evropiane e Filmit e nominoi per mimin e Dokumentarit me te Mire.

Ky dokumentar hap i pari dialogun per shkeljen e te drejtave njerezore dikur ne vendet totalitare sot ne tranzicion por edhe ne vendet me nje zhvillim demokratik te kenaqshem. Ky eshte misioni i Festivalit Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut IHRFFA.
Heshtja Silence 2008 me regji te Ava Lanche eshte filmi i dyte qe projektohet ne ekranin e Marubit po sonte ora 20.10. Ne tre minuta tregohen efektet e padukshme te propagandes.
Nga kinemaja gjermane shfaqet ne oren 20.15 filmi Shoqja Kulture 2009 i regjisorit Marco Willms qe ironizon sistemin ne RDGJ-ne e kohes.
Edhe pse ngjyra zyrtare e komunizmit eshte e kuqja socializmi i vertete ekzistues ne Gjermanine Lindore e paraqiti vetveten me nuanca te grise. I gjithe vendi u detyrua te vishej me veshje qe ishin njezet vjet mbrapa standardeve perendimore. Si mundet nje sistem politik ti mbijetoje nje mungese shijeje te tille Historia tregon se nuk i mbijetoi.
Nata e pare e festivalit mbyllet me kete film.

Te gjithe filmat qe prezantohen ne 6 netet e festivalit rreth 37 trajtojne problemet e njeriut modern perballe barrierave qe ve privimi nga liria.
Mesazhet qe percillen nepermjet ketyre filmave nuk ngelen brenda mureve te Marubit. Organizatoret kane menduar te organizojne me date 7-8-9 tetor disa forume me nxenesit e shkollave te mesme dhe qytetare per diskriminimin te drejtat e femijeve per median dhe propaganden. Pjese e ketyre forumeve jane eksperte vendas dhe te huaj si Theodore S. Orlin president nderi i Festivalit Simon Walker Keshilltar i UN per te Drejtat e Njeriut dhe organizatat CRCA LGBT Pro Komiteti Shqiptar i Helsinkit UNICEF Aleanca kunder Diskriminimit te LGBT-ve.

Koordinatorja e festivalit Klesta Alikaj ne prezantimin e djeshem me median tha se kete vit forumeve u eshte kushtuar me teper rendesi per tema te vecanta si homofobia. IHRFFA po ben te mundu qe ti zhvendose diskutimet mbi te drejtat themelore te njeriut edhe ne mjedise si burgu. Neser 6 tetor ne burgun 313 ne Tirane organizohet nje takim me gra dhe burra te burgosur dhe shfaqen filmat Bagatela dhe Guxim gruaje.
Nga marreveshja me Ministrine e Arsimit dhe Drejtorine Arsimore te Tiranes eshte bere e mundur pjesemarrja ne disa forume e nxenesve te 8 shkollave publike te kryeqytetit.
Me 8 tetor Peter Mossop perfaqesues i organizates per te Drejtat e Njeriut ben nje bisede me keta te rinj dhe komenton nje ekspozite me fotografi e slogane per te drejtat e njeriut.
Duket me vend konstatimi i presidentit Theodore Orlin bere dje ne prezantimin e festivalit se mbrojtja e te drejtave te njeriut nuk eshte nje koncept por nje realitet. Orlin tha edhe qe Festivali i te Drejtave te Njeriut po merr permasa e nje aktiviteti te rendesishem jo vetem ne Shqiperi por edhe ne nivel nderkombetar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›