E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrvenesit ne "gijotine", 15 persona nen hetim nga policia

Policia dhe Prokuroria e Gjirokastres ndjekin ne gjendje te lire 15 persona ne lidhje me disa prej vatrave te zjarrit qe kane perfshire ditet e fundit Qarkun e Gjirokastres. Gjate prononcimeve te tyre ditet e fundit drejtuesit e policise kane deklaruar se, "efektivet nuk do te tolerojne asnje person qe me dashje apo pa dashje shkakton djegien e pyjeve apo te kullotave". "I bejme edhe nje here thirrje komunitetit qe te tregohet i kujdesshem ne kete drejtim dhe ne raste te konstatimit te vatrave te zjarrit te kontribuoje per shuarjen e tij dhe per evidentimin e autoreve", thote Gentian Mullai, zedhenes i policise se Gjirokastres.

Per te parandaluar vatrat e zjarrit ne institucionet publike dhe godinat ku jane vendosur organizma te ndryshem, efektivet zjarrfikes te Qarkut Gjirokaster kane nisur nje kontroll ne lidhje me masat antizjarr te realizuara nga keto subjekte. "Grupe te vecanta inspektoresh zjarrfikes kane nisur ditet e fundit kontrollet ne godinat e institucioneve te ndryshme ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres ne lidhje me pajisjet antizjarr qe kane keto institucione dhe mundesine e perdorimit te tyre nga ana e stafeve perkatese", thone inspektoret. Gjate kesaj kohe jane realizuar rreth 30 kontrolle te ndryshme. Pjesa me e madhe e ketyre institucioneve dhe organizmave kane te stacionuar ne godinat e tyre fikse dhe pajisje te tjera per te bere te mundur shmangien ne kohe te vatrave te zjarrit. Por gjate kontrollit ka rezultuar se ne disa godina mungonin fikset e zjarrit si dhe pajisjet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›