Shkuerte nga rrethet
22/02/2009 Çfarë rrugësh janë të pakalueshme
Të izoluar dhjetëra fshatra
të Beratit dhe Skraparit
BERAT- Ditën e djeshme situata e pazakontë për shkak të reshjeve të dëborës në qarkun e Beratit, ka bërë që ende disa pjesë të rrugëve në komuna dhe fshatra të tre rretheve të qarkut të Beratit janë të bllokuara dhe izoluara nga bora. Ditën e djeshme deri në orët e pasmesditës, sipas Drejtorisë së Policisë, kanë vazhduar të jenë të bllokuara rrugët në komunat e rrethit të Skraparit dhe pikërisht në Gjerbës, Leshnje, Potom si dhe ajo e Çepanit pjesërisht. Ndërsa në rrethin e Beratit vazhdon të jetë me ngarkesë dhe e pakalueshme rruga në komunat Sinjë dhe Terpan. Në punë për hapje të rrugëve është vënë dhe Shtabi i Emergjencave, ndërsa nga Këshilli i Qarkut bëhet e ditur se situata është nën kontroll. Të gjitha mjetet teknike janë në gatishmëri për gjendjet e vështirësuara. Nëpër akset e asfaltuara dhe rrugët që kanë patur borë është bërë hedhja e skorieve dhe kripë, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident automobilistik.
S. Gozhina
Drejtori i OSSH-së premton furnizim
Dëmtime në sistem, pa drita
një pjesë e Shkodrës
SHKODER- Drejtori rajonal i OSSH-së Shkodër, Nesti Kiri, ka paraqitur dje para mediave të gjithë panoramën e dëmtimeve të shkaktuara në linjat dhe shtyllat elektrike si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave, si dhe masat që janë marrë për mënjanimin e problemeve mjaft të mëdha që u shfaqën ditët e fundit. Drejtori Kiri theksoi se problemet nuk janë krijuar vetëm në sistemin e shpërndarjes së Shkodrës, por edhe në njësinë e divizionit qendror në Burrel. Problem kanë paraqitur dhe lagjet “Shirokë” dhe “Zogaj” që kanë mbetur pa energji. Drejtori Kiri deklaroi se u morën masat që kësaj zone t’i kthehej energjia që në mbrëmjen e djeshme. Për të arritur këtë furnizim OSSH-së Shkodër do të ndërhyjë me anë të një investimi të saj për vendosjen e dy shtyllave në ishullin e Shirokës. Me anë të këtyre dy shtyllave do të krijohet një Bay Pas duke shfrytëzuar një kabull 20 kv që është në dispozicion të “Shirokës” dhe “Zogajve” për investimin që pritet të kryhet në atë zonë.
V. Abdyli
Kreu Halit Cani thotë se ka ngërç bashkëpunimi me të gjithë instancat shtetërore
Përmbarimi Elbasan: Vendimet e gjykatës të errëta
Kjo zyrë ka hasur probleme ekzekutimi me kryesisht shtetin debitor
ELBASAN- Zyra e Përmbarimit në Elbasan në një analizë njëvjeçare ka nxjerrë në pah disa probleme të hasura gjatë aktivitetit të saj. Një prej tyre janë vendimet gjyqësore, të cilat sipas kësaj zyre mbeten në themel të pazbatueshme. Drejtuesit e kësaj zyre Halit Cani tha gjatë kësaj analize se çështjet me objekt lirim ose dorëzim trualli etj, kërkojnë sqarim dhe interpretim pasi janë të errëta. “Në këto raste gjykata në vendimet e saj nuk shprehet në dispozitivin e vendimit për kthimin e tokës në gjendjen e mëparshme ose prishjen e ndërtimeve të paligjshme megjithëse ka konstatuar një gjë të tillë në pjesën arsyetuese të vendimit gjyqësor”. Po kështu përmbarimi quan pengesë edhe zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan për shtyrje dhe zgjatje të afateve procedurale, pasi nuk i përgjigjet në kohë për rastet kur kërkohet informacion. Ndërkohë ndër subjektet problematikë, kreu i përmbarimit përcakton Agjencinë e Trajtim-Kredive, e cila sipas tij heziton të marrë pjesë si të gjithë palët e tjera në ekzekutim ose paraqiten persona pa tagër përfaqësimi duke refuzuar edhe kryerjen e pagesave për shpenzimet gjyqësore. Kryepërmbaruesi i Elbasanit ka theksuar se përmbarues të veçantë kanë shfaqur probleme dhe mangësi procedurale me zgjatje të pamotivuara të çështjeve duke i lënë si detyrë zgjidhjen në çdo rast bazuar në ligjin procedural dhe material. Po kështu kjo zyrë ka hasur vështirësi edhe në zbatimin e vendimeve kur shteti është debitor. Cani thotë se 5% e çështjeve me palë shtetin debitor e përbëjnë kryesisht çështjet me objekt dëmshpërblim page. Gjatë një viti në zyrën e Përmbarimit në Elbasan janë regjistruar gjithsej 1098 tituj ekzekutiv nga të cilat 51 çështje, ku shteti është debitor, 63 çështje të Agjencisë së Trajtim-Kredive, 446 çështje shteti kreditor kryesisht shpenzime procedurale ndaj Prokurorisë etj.
L. Lleshi
Fier, 350 vajza të trafikuara në 5 vjet
Luftë trafikut të
qenieve njerëzore
FIER- Ngritja e kapaciteteve të shërbimeve në nivel lokal mbi çështjet e trafikimit, intensifikimi i përpjekjeve për parandalimin e viktimave të trafikut dhe luftës kundër saj, ishin disa nga temat e një seminari trajnues që zyra e Koordinimit kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Ministrisë së Brendshme organizoi në qytetin e Fierit. Në këtë seminar u trajtuan tema si trafikimi, forma, shkaqet dhe pasojat. Roli frenues kundër trafikimit të qenieve njerëzore ishte një temë që u trajtua nga të pranishmit. Ky trajnim është vazhdim i një moduli që po zhvillohet në të gjitha qarqet për të arritur një nivel sa më efikas në luftën antitrafik. Shifrat megjithëse në zbritje të numrit të viktimave për trafikun e qenieve njerëzore, përkatësisht të femrave për prostitucion ka qenë në ulje nga viti në vit. Numër më të lartë të shifrave për këtë trafik e zënë bashkitë e Patosit dhe Fierit dhe më pak ajo e Mallakastrës. Vetëm në rrethin Fier, sipas statistikave, numërohen rreth 350 femra të trafikuara gjatë viteve 1997-2002, ku një numër i konsiderueshëm e zë qyteza e Roskovecit. Sipas statistikave, vajzat minorene dhe ato deri në 18 vjeç kryesisht të paarsimuara dhe nga zonat rurale janë viktimat e trafikut të qenieve njerëzore.
A. Damini
Fier, paratë brenda këtij 6-mujori
Kompensohen financiarisht 13-ish pronarë
FIER- Kompensohen në vlerën monetare prej 65 milionë lekë të reja 13 ish-pronarët e qarkut Fier. Sipas drejtueses së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të ish-pronarëve në Fier, Vasilika Hysi, për përfitimin e kompensimit monetar kanë aplikuar vitin e kaluar 57 ish-pronarë prej të cilëve 44 prej tyre janë skualifikuar, pasi në bazë të kritereve të përcaktuara dhe verifikimeve të bëra kanë rezultuar se janë trajtuar me tokë bujqësore sipas ligjit 7501, si dhe krejt proceseve të mëparshme në kthim fizik. “Gjatë vitit të kaluar kanë aplikuar 57 ish-pronarë për përfitim monetar”,-ka thënë Hysi, ku nga këta 44 prej tyre janë skualifikuar për arsye se kanë përfituar ose më saktë janë kompensuar fizikisht sipas ligjit 7501. Aktualisht në zyrën e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të ish-pronarëve në Fier kanë ardhur edhe 350 kërkesa të tjera ose aplikime të tjera, të cilat do të verifikohen në bazë të dokumentacionit”. Por megjithatë procesi i kompensimit do të vazhdojë edhe për 750 ish-pronarë të tjerë këtë vit. Për këtë qëllim Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 600 milionë lek të reja për kompensimin monetar si dhe një fond tjetër që do të mblidhen prej Agjencisë së ALUIZNI-t për ndërtimet pa leje. Brenda 6-mujorit të parë të këtij viti mendohet që të gjithë ish-pronarët të likuidohen prej shtetit shqiptar.