Nderohet rrezimi i diktatures
22/02/2009 Kreu i qeverisë Sali Berisha kujton 18-vjetorin i rrëzimit të diktaturës komuniste
Rrëzimi i simboleve, mungon e majta
“PS nuk merr përsipër të kërkojë të falur dhe të distancohet nga e shkuara tmerrësisht e rëndë”
Në Ditën Kombëtare të Kujtesës së Viktimave të Komunizmit Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria dhe mazhoranca që përfaqëson do të vazhdojë betejën me durim dhe vendosmëri për t’u ndarë një herë e mirë nga kapitulli më tragjik në historinë tonë kombëtare, krimet e komunizmit. Kreu i qeverisë ka bërë këto komente gjatë fjalës në hapje të ekspozitës për nder të viktimave të diktaturës, ku nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i partive të majta opozitare. Shefi i ekzekutivit i është rikthyer ligjit të lustracionit, zbatimi i të cilit u pezullua nga Gjykata Kushtetuese. Për Berishën te shqiptarët vendimi i marrë nga një grup personash në Gjykatë, që janë në konflikt të plotë interesi, subjekt parësor i veprimit të ligjit, ka krijuar një brengë të thellë. “Por sërish, duke mbetur të vendosur në këtë proces, kërkoj dhe u ftoj të keni mirëkuptim. Ky proces është i pandalshëm, është i parikthyeshëm, ai do të ecë gjithnjë brenda rregullave të shtetit ligjor”, - theksoi ai. Për kreun e qeverisë ish-të persekutuari në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk i lejuan vetes të rrëmbehen nga hakmarrja. “Hakmarrja dhe demokracia, hakmarrja dhe e ardhmja janë absolutisht të papajtueshme. Ndaj le të vazhdojmë betejën tonë me durim, me vendosmëri për t’u ndarë një herë e mirë nga ky kapitull, më tragjiku në historinë tonë kombëtare”, - tha ai. Kryeministri Berisha rezervoi një pjesë të fjalimit të tij edhe për opozitën e majtë, e cila sipas tij duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga e kaluara. “Sot sërish ata që dëmshpërblyen autorët e krimeve monstruoze kundër njerëzimit, ata që firmosën ekzekutimin pa gjyq të dhjetëra e qindra intelektualëve shqiptarë, ata që firmosën dëbimin dhe internimin e dhjetëra e mijëra shqiptarëve dhe që u ndëshkuan në mënyrë simbolike nga ligji i dënimit të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen për ata pak vjet që bënë, po nga ata që shërbyen si hanxhar të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen nga Partia Socialiste, e cila në dëmin më të madh të saj, në dëmin më të madh të paqes sociale të vendit, nuk merr përsipër të kërkojë të falur dhe të distancohet nga kjo e shkuar tmerrësisht e rëndë dhe e hidhur për kombin dhe vendin”, - tha ai. Në nder të 18-vjetorit të rrëzimit të diktaturës komuniste kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka thënë në konferencën “20 shkurti - triumfi i lirisë, dita kur ranë mitet e diktaturës”, se në këtë ditë kujtohen jo vetëm rrëzimin thjesht të një busti, por rrëzimin e një miti monstruoz, përfundimin e një diktature. Për kryeparlamentaren Topalli Parlamenti po kryen përpjekje të rëndësishme t’i japë dimensionet që meriton historisë së dhimbshme të persekutimit dhe kalvarit të gjatë të vuajtjeve të elitës dhe mijëra shqiptarëve nga regjimi i egër i diktaturës. Ajo theksoi se ish-të përndjekurit do të dëmshpërblehen për të gjitha vuajtjet që kanë përjetuar gjatë atij sistemi. Topalli tha se Kuvendi gjatë kësaj periudhe ka bërë disa lëvizje që kanë simbolikë, si seanca të veçanta për nderimin e grupit të deputetëve që u pushkatuan në 1946. Ajo kujtoi se në 18-vjetorin e rrëzimit të sistemit festohet me anëtarësimin e vendit në aleancën më të madhe politike dhe ushtarake në botë, NATO. Kreu i shtetit, Bamir Topi, dekoron ata që rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës
Vlerësim dhe nderim për kontributin e veçantë
“Duke na dekoruar, Presidenti Topi ka dekoruar shtresat e të përndjekurve politikë”
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar një përfaqësi të atyre personave që paraditen e 18 shkurtit të vitit 1991 rrëzuan monumentin e diktatorit komunist Enver Hoxha. Gjatë kësaj ceremonie kreu i shtetit ka vlerësuar dhe nderuar kontributin e veçantë të disa personaliteteve dhe institucioneve për rrëzimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, zëvendësambasadori amerikan Stiven Kristina, ambasadorja franceze Mariz Davje, ambasadori gjerman Bernd Borhard, ambasadori danez Karsten Ankjer Jensen, shefi i departamentit ligjor të prezencës së OSBE, Frank Dalton, përfaqësues nga Këshilli i Evropës, drejtues të komuniteteve fetare, të shoqatave të të persekutuarve dhe të dënuarve politikë, familjarë të personaliteteve të dekoruara. Presidenti Topi u dorëzoi Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Medaljen e Artë të Shqiponjës me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në lëvizjen demokratike dhe veçanërisht në protestën e qytetarëve të Tiranës të 20 shkurtit 1991 për përmbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në ndryshimet progresive në vend”. Me Medaljen e Mirënjohjes u dekorua Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Traumës dhe të Torturës, me motivacionin: “Për kontribut të vyer në rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë të mbijetuar nga traumat dhe torturat e regjimit komunist, të pjesëmarrësve në protestën e 20 shkurtit 1991 dhe mijëra refugjatë kosovarë gjatë krizës humanitare të Kosovës”. Me motivacionin: “Për kurajën dhe guximin qytetar të treguar si pjesëtar aktiv i protestës së popullit të Tiranës të 20 shkurtit 1991 për përmbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në lëvizjen demokratike”, Presidenti Topi i akordoi Saimir Reshit Maloku Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në këtë ceremoni dekorimi, Presidenti Topi nderoi me Medaljen “Pishtar i Demokracisë” Hyget Murat Borova, Lida Dhori Bezhani, Liliana Lame Llapaj, Lindita Muharrem Hamiti, Astrit Gjolek Hatellari, Sanije Ibrahim Vojka, Albert Dino Risilia, si dhe Vera Hasan Rada me motivacionin: “Për kurajën dhe guximin qytetar të treguar në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 shkurt 1991 dhe në fitoren e demokracisë në Shqipëri”. Në emër të personaliteteve të dekoruara Sajmir Maloku falënderoi kreun e shtetit për vlerësimin e bërë.
Sali Berisha
Për kreun e qeverisë në vendin tonë regjimi komunist realizoi monizmin më ekstrem, shtypjen më barbare, persekutimet, vuajtjet, torturat, internimet, ekzekutimet, dëbimet që ky regjim ushtroi mbi shqiptarët për 46 vjet. Sipas tij, këto janë disa herë më të mëdha se të gjitha regjimet komuniste të vendeve ish-komuniste të marra së bashku, përveç regjimit sovjetik. Për Berishën në Shqipëri diktatura nuk kurseu askënd.
Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit ka thënë se në 18-vjetorin e rrëzimit të mitit monstruoz po festohet duke u thënë shqiptarëve se është mbajtur premtimi i anëtarësimi në NATO. “Nuk ka gjë që më bën të ndihem më krenare këtë 18-vjetor të jashtëzakonshëm këtë datë rrëzimi të këtij miti monstruoz ta festojmë atë duke u thënë Shqiptarëve se ne kemi mbajtur premtimin më të madh: anëtarësimin në NATO”, - tha ajo.
Mungesa e opozitës
Në ekspozitën e hapur në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Kombëtare të Kujtesës së Viktimave të Komunizmit, nuk ka marrë pjesë asnjë nga krerët e partive të majta opozitare. Gjatë kësaj ceremonie nuk është dukur asnjë nga deputetët e partive të majta parlamentare. Po ashtu opozitarët kanë munguar edhe në konferenca e titulluar “20 shkurti – triumfi i lirisë, dita kur ranë mitet e diktaturës”.
Ekspozita
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka çelur dje në Muzeun Historik Kombëtar një ekspozitë në kujtim dhe nderim të viktimave të shkaktuara nga diktatura komuniste në Shqipëri. Në këtë ekspozitë janë sjellë dokumente dhe foto tronditëse, që dëshmojnë përndjekjet, gjyqet e manipuluara, ekzekutimet barbare dhe vuajtjet e pafundme të ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Dokumentet historike dhe materialet filmime janë hulumtuar dhe nxjerrë nga fondi arkivor i shumë institucioneve.